Fasonet në hall të MADH për punetorë: Të vijnë punonjës nga jashtë! Shqiptarët preferojnë të rrinë papunë sesa të paguhen pak

Sektori fason nuk po gjen dot punonjës. Ky sektor është ndër kategoritë që ka ngritur ‘flamurin e kuq’ dhe është në krizë sa i përket krahut të punës.

Shqipëria është një vend i avantazhuar për zhvillimin e këtij biznesi më së shumti për shkak të krahut të lirë të punës por edhe ky avantazh nuk ekziston më.

Për këtë arsye përfaqësues të bizneseve të ndryshme fasone kërkojnë ndihmë nga autoritet, ndihmë për të lehtësuar të gjitha procedurat për marrjen e punëtorëve të huaj, më së shumti nga vendet e tjera.

Në një intervistë për Report TV, Elton Koçi, përfaqësues i një biznesi fason në kryeqytet, tregon të gjitha arsyet që sipas tij kanë sjellë këtë krizë në sektor.

I pyetur nëse niveli i pagave krijon edhe këtë hendek punonjës Koçi thotë se ka arsye të tjera sepse pagat janë të përshtatshme me tregun. Sipas tij ka një mungesë shumë të madhe interesi.

Proudly powered by WordPress | Theme : News Elementor by BlazeThemes