Fëmijët vr*në babain dhe më pas zhdukën trupin/ “Djemtë e Pëllumb Metës janë takuar me njëri-tjetrin”, gazetarja e njohur zbulon detajet e bujshme

Ngjarja që tronditi opinionin publik në Shënavlash të Durrësit, ku babai dyshohet se u vra dhe më pas u fsheh trupi nga fëmijët e tij.

Gazetarja deklaroi se dy djemtë e Pëllumb Metës ndodhen në Burgun e Durrësit, ndërsa kanë pasur mundësi të komunikojnë me njëri-tjetrin.

Për sa i përket Hygertës, ajo ndodhet në Burgun e Tiranës. Të tre fëmijët nuk janë lejuar të takohen me familjarët e tyre, pasi hetimet vijojnë ende.

“Përderisa jemi në kushtet e vazhdimit të hetimit, nuk lejohet që nëna, e cila vazhdon të jetë e dyshuar për ngjarjen, të takojë fëmijët që janë të akuzuar për vepra tqë rënda penale që është vrasja e babit të tyre dhe fshehje të krimit. Edhe motra e madhe, por në këto rrethana fëmijët nuk lejohen të takohen me familjarët. U lejohet vetëm të dërgohen ushqime për fëmijët që ndodhen në burgje, në Durrës, dy vëllezërit (Hyseni e Amarildo) dhe Tiranë që është Hygerta.

Vetë rrethanat e lejojnë një lloj komunikimi, kështu që mes vëllezërve është e pamundur të mos komunikojnë. Plus ata kanë pasur ata kanë qenë në ambientet e shoqërimit në Policinë e Durrësit. Gjithashtu kanë pasur kohë të flisnin mes tyre edhe përpara se ngjarja të zbulohej”, tha gazetarja.

Proudly powered by WordPress | Theme : News Elementor by BlazeThemes