Categories: Lajme

Historia e rrallë e gruas që i gjeti burrit një nuse të dytë/ E vesha dhe e rregullova vetë, veç zemra ime e di…

Një histori sa e trishtë aq dhe e pazakontë vjen nga Kosova, ku Nurije Istrefi, tani 68 vjeçe sakrifikoi familjen e saj për t’i gjetur një nuse tjetër burrit pasi nuk bënte dot fëmijë.

Ajo u martua në moshën 23 vjeçare por pas 17 vitesh, për hir të dashurisë dhe për t’i plotësuar dëshirën për një fëmijë bashkëshortit, vendosi të gjente një grua të dytë për të.

E moshuara rrëfeu për moderatorin Alban Musa në emisionin e mëngjesit në ABC, se si ajo i kishte gjetur dhe e kishte rregulluar nusen e re për ditën e dasmës.

“E kam marrë, e kam sjellë te shtëpia, më shikon gratë se çfarë po bëj.E kam veshur dhe e kam nxjerrë te gratë. Zemra e di, pla gët e mia e dinë, prej mërzie por çfarë me bërë.”, tha ajo.

Pas dy vitesh, Nurija tregoi se dhe nusja e re nuk kishte arritur të bënte fëmijë. Më pas, bashkëshorti ishte larguar drejt Gjermanisë, ku ishte njohur me gruan e tretë, e cila i dhuroi më në fund fëmijën që kishte dëshiruar prej vitesh.

Tani, ajo ndodhet në një shtëpi të moshuarish në Skënderaj, dhe i vetmi që kujdeset për të është një nga djemtë e bashkëshortit të dytë që të mos i mungojë asnjë gjë. /abcnews.al

editorshqiplajme

Recent Posts

Tragjedi e madhe/ ‘Shkrumbohet’ autobusi i shkollës, dyshohet për 25 v*ktima

Të paktën 16 persona u shtruan në spital dhe 25 dyshohet se kanë vdekur sot…

9 hours ago

TETORI VJEN MË I FRESKËT!/ Shi dhe shtrëngata, Sinoptikania: Në disa zona do ketë problematika. Në fundjavë..

Muaji tetor duket se ka ardhur me rënie të temperaturave në vlerat minimale dhe maksimale…

11 hours ago

Tro*ditet vendi me mijëra shqiptarë! Vr*ten dy persona

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku dy persona janë vrarë me armë…

12 hours ago

I FUNDIT! Tërmet në kufirin Shqipëri-Greqi, lëkundjet ndjehen edhe në Sarandë, sa ishte magnituda

Mëngjesin e sotëm në orën 06:14, një tërmet me magnitudë 4 ballë të shkallës Rihter…

13 hours ago

Eni Çobani zbulon pse ndahen çiftet në Shqipëri: Meshkujt shqiptarë janë imp*tentë

Eni Çobani ka zbuluar pse ndahen çiftet në Shqipëri. Sipas saj, shkak kryesor është impotenca…

14 hours ago

Të enjten kthesa e madhe e motit, ja çfare pritet

Fillimi i kësaj jave mbetet me mot të qëndrueshëm me intervale të gjata me diell,…

1 day ago