Ka*ceri i zorrës së trashë, zbulimi në kohë që shpëton jetën, ja simptomat

Muaji mars, është muaji i ndërgjegjësimit të kancerit kolorektal, një nga sëmundjet tumorale më të përhapura në vendin tonë.

Doktor Agim Karaj, i ftuar në Medicus nga Daljana Sejdia, ka folur mbi kancerin kolorektal dhe kërcënimin që sjell për shëndetin e gjithësecilit.

I pyetur për simptomat që paralajmërojnë për një kancer të zorrës së trashë, ai ka përmendur disa:

E para është shfaqja e gjakderdhjes në feçe, ndyshimet në zakonin e zorrës dhe defekimit, dhimbjet në fund të barkut dhe personat që vuajnë nga anemia dhe ata që vërejnë ndryshime në ngjyrën e feçeve.

Doktor Karaj, ka folur mbi rëndësinë e kryerjes së ekzaminimeve dhe zbulimit të hershëm të kësaj sëmundje.

I pyetur për ndërhyrjen më të komplikuar që ka kryer, dr.Karaj, ndau në Medicus dhe eksperiencën e tij me një paciente që kishte një masë shumë të madhe tumorale.

Me disa metoda të veçanta, jo shumë të aplikuara, ai shpjegon se arriti të heqë një tumor që quhet kordomë, një lloj tumori i lindur, i cili prek shtyllën kurrizore. Një operacion i gjatë dhe shumë i komplikuar, i cili rezultoi i suksesshëm dhe pacientja gëzon shëndet të plotë.

(Balkanweb)

Proudly powered by WordPress | Theme : News Elementor by BlazeThemes