Aktorja e famshme, Rebel Wilson ka folur për humbjen e virgjërisë teksa ka treguar se ka kryer marrëdhënie seksuale për herë të parë në moshën 35-vjeçare.
Rebel Wilson rrëfeu se kur ia përmendin këtë temë i vinte turp, teksa shtoi se ka gënjyer një miken e saj duke i thënë që e kishte humbur virgjërinë në moshën 23-vjeçare.
“Thjesht për të shmangur pyetjet”, u shpreh ajo.
Wilson foli më pas se si duhet të normalizohet të qenit aktiv seksualisht më vonë në jetë, në mënyrë që të rinjtë të mos “ndjejnë presion”. “Njerëzit mund të presin derisa të jenë gati ose të presin derisa të bëhen pak më të pjekur,” tha ajo. “Normalisht unë largohesha nga dhoma kur po hapej kjo bisedë. Njerëzit thoshin ‘Në moshën 23 vjeç, është kaq vonë’.”
Por aktorja australiane theksoi se për të kryer marrëdhënie seksuale njerëzit duhet të presin derisa të jenë gati dhe më të pjekur.
“Njerëzit mund të presin derisa të jenë gati ose të presin derisa të jenë pak më të pjekur,” tha ajo. “Dhe unë mendoj se ky mund të jetë një mesazh pozitiv. Padyshim që nuk duhet të prisni derisa të jeni në të 30-at si unë, por nuk duhet të ndjeni presion.”
wilson, e cila mirëpriti fëmijën e saj të parë, Royce Lillian, në vitin 2022 përmes një gruaje surrogate me stilisten e njohur Ramona Agruma, shpjegoi se “ndoshta do të kishte eksploruar më shumë seksualitetin e saj nëse do të kishte lindur 20 vjet më vonë”.
“Unë thjesht e dija se më tërhiqnin burrat dhe kjo ishte gjëja normale. Dhe pastaj vetëm vite më vonë, nisja të kisha ndjenja për grarë” tha Ëilson.