Mëngjesin e sotëm, autoritetet greke janë alarmuar pas gjetjes së trupit të pajetë, të një personi në Janinë.
Duket se autorët nuk e kanë kryer vrasjen në vend, por e kanë zhvendosur trupin e viktimës në vendin ku u gjet.
Lidhur me kushtet në të cilat u gjet, ai kishte një palë pranga të lidhura në dorën e majtë dhe një armë të lidhur në skajin tjetër.
Nuk dihet nëse kjo është arma e përdorur për ta vrarë.
Ai u gjet i mbështjellë me thasë plehrash rreth kokës dhe këmbëve, ndërsa pjesa tjetër e trupit ishte i ekspozuar.
Trupi i tij ka lëndime, por deri më tani nuk bëhen të ditura detaje të tjera. Në vendngjarje pritet eksperti mjekësor në mënyrë që të fillojë procesi i identifikimit.
Vlen të theksohet se asnjë zhdukje nuk ishte raportuar në zonë dhe autoritetet po ekzaminojnë kamerat në rrugën për në zonën e Frontzu.
Të paktën 16 persona u shtruan në spital dhe 25 dyshohet se kanë vdekur sot…
Muaji tetor duket se ka ardhur me rënie të temperaturave në vlerat minimale dhe maksimale…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku dy persona janë vrarë me armë…
Mëngjesin e sotëm në orën 06:14, një tërmet me magnitudë 4 ballë të shkallës Rihter…
Eni Çobani ka zbuluar pse ndahen çiftet në Shqipëri. Sipas saj, shkak kryesor është impotenca…
Fillimi i kësaj jave mbetet me mot të qëndrueshëm me intervale të gjata me diell,…