Ky fenomen po ‘pushton’ Shqipërinë , ja zonat që do të preken më shumë

Shqipëria është zgjuar kët të mërkurë e mbuluar nga një re pluhuri me origjinë nga Afrika Veriore.

Për shkak të erërave të forta nga Saharaja në drejtim të veriut, pjesa jugore e Europës pritet të mbulohet nga sasi të mëdha pluhuri, ndërsa zonat që pritet të goditen me fortë janë Malta, Greqia si edhe Italia e jugut.

Sa i përket Shqipërisë, harta e publikuar nga stacionet meteorologjike në rajon, i gjithë vendi mbulohet nga pluhuri por trashësia do të jetë më e madhe në zonën e Lezhës për shkak edhe të relievit gjeografik të zonës.

Po ashtu, pluhuri saharian do të shtrihet edhe përgjate bregdetit të jugut.

Proudly powered by WordPress | Theme : News Elementor by BlazeThemes