Martesat me shkuesi, nuk do e besoni sa ka shkuar çmimi për të gjetur nuse në këtë qytet të Shqipërisë

Martesat me mblesëri për zonat qendrore sot janë legjenda urbane me të cilat bëhet dhe humor. Por në ato rurale tradita vazhdon.

Pandemia i ndërpreu martesat, por me nevojën e emig rantëve për të gjetur nuse në Shqipëri dhe me rikthimin e tyre për pushime mblesët futen në treg.

Në kohët e sotme nuk ju blihen me këpucë, por u jepen para të thata.

Këtë vit prej pande misë dhe është dyfishuar çmimi. Dikur jepeshin rreth 10 mijë lekë, ndërsa tani shkon mbi 20 mijë. Një rast i tillë vjen nga Librazhdi.

Sabriu ka 10 vjet që ka zgjedhur të jetë ndërmjetës martesash dhe e quan profesion për sa kohë që asnjë nga martesat e lidhura nga ai nuk kanë dështuar.

“200 mijë deri 500 mijë kam marrë nga një mblesëri. Kërkojmë djalin ose gocën. E shoh djalin se ku rri, në çfarë gjendje është dhe i bëj ofertën më pas gocës”, tregon ai.

Sabriu tregon se kohët e fundit po përballet me krizë pasi numri i vajzave është më i ulët se i meshkujve.

“Është kr izë për vajza”, shprehet ai.

Mblesi nga Librazhdi tregon se aktualisht ka disa kërkesa dhe në orë mban fotot e pretendentëve për nuse dhe dhëndër.

“Më shumë duan nuse nga Pogradeci dhe Korça, janë zonat më të preferuara”, thotë Sabriu.

Ai ndodhej në një takim me miqtë, të cilët tregojnë se e mbështesin këtë aktivitet.

“Është diçka e mirë, pasi bëhen bashkime familjare. Sabriu krijon mundësinë e lidhjeve”, shprehet një nga miqtë.

Sabriu na tregon dhe një shkak se përse emigrantët besojnë tek ai. Sipas tij ata nuk ecin shumë me trendin e kohës nuk duan nuse përmes rrjeteve sociale, por i besojnë më shume zakoneve të vjetra. Një mbles ju jep më shumë siguri.

Proudly powered by WordPress | Theme : News Elementor by BlazeThemes