Pas përreth një ore përpjekjeje dhe prerje me sharrë të makinës nga zjarrfikësit për të nxjerrë të riun e identifikuar me inicialet M. Ç, ky i fundit është nxjerrë i gjallë nga automjeti që drejtonte e të cilin e përplasi pranë një karburanti mbrëmjen e sotme në Durrës.
Policia njoftoi se, ky shtetas, 30 vjeç, duke drejtuar automjetin ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë është përplasur me një shtyllë në një karburant.
Burime për BalkanWeb konfirmojnë se të rinjtë ishin nisur në drejtim të një bari në kryeqytet.