Mes luksit, makinave të shtrenjta dhe udhëtimeve, detaje nga jeta e 27-vjeçarit që u vra në Itali

Mediat italiane kanë shkruar në lidhje me jetën e 27-vjeçarit shqiptar që u vra mbrëmjen e të shtunës në Frosinone nga një shqiptar tjetër.

Kasem Kasmi kishte pasion jetën e shtrenjtë dhe makinat luksoze.

Ashtu siç edhe disa miq tregojnë pasionet e tij ishin udhëtimet.

Në profilin e tij në Facebook disa foto tregojnë momente të jetës së 27-vjeçarit: si një udhëtim i fundit në Pizë, apo një ditë me jaht në një det të pastër blu, pak metra larg bregut. Por edhe një nga pasionet e tij të mëdha, shtojnë ata që e njohën: atë të makinave dhe motorëve.

Ai vdiq të shtunën rreth orës 19:30 para një restoranti në rrugën “Aldo Moro”.

Proudly powered by WordPress | Theme : News Elementor by BlazeThemes