Categories: Lajme

Misteri i ekzekutimit të Pëllumb Metës/ “Fëmijët e vranë me paramendim”, ish-drejtori i burgut zbulon detajet e bujshme

Ish-drejtori i burgut të Peqinit, Faik Basha i ftuar në një emision televiziv tha se ajo që i ka bërë më shumë përshtypje është se familjarët nuk ndiejnë pendesë dhe janë të ftohtë.

Faik Basha: Nuk kam parë një familje të tërë që ka kryer një ekzekutim makabër, të një njeriu që supozohet të ishte më i dashuri për ta, babai. Çfarëdo të kishte bërë, çfarëdo situate , mendoj që kishte plot rrugë për t’i dhënë zgjidhje. Kjo familje nuk është në gjendje të rënduar ekonomike, kishin një vilë. Babi bëntë dy punë, edhe fëmijët punonin. Një familje në pamje të parë normale.

Është mister i madh dhe do jetë objekt studimi arsyeja pse e çoi këtë familje të kryejnë këtë akt kaq të rëndë. Për 10 ditë të jetonin në këtë lloj gjendje, pa dhënë asnjë lloj arsye. Të gjithë ishin të shpërndarë në punë e shkollë, njerëzit që kanë qenë në kontakt kanë treguar një sjellje shumë normale, edhe pse kishte ndodhur ngjarja. Kjo është ajo që të bën të habitesh. Ftohtësia.

Kam parë njerëz që kanë vrarë dhe në 99% të rasteve kam parë pendesa, në këtë familje nuk shoh asnjë lloj pendese.

Basha theksoi se nga policia duhet të ishte bërë një punë më e thelluar para arrestimit.

“Duke i mbajtur nën hetim, mund të kishin patur mundësinë për të zbuluar kush është autori. A do të diskutonin mbi faktet mbi mbrojtjen, mbi autorin që do i linin fajin dhe do përsërisnin rolin që do mbanin para gjykatës. Ata e dinin që do zbuloheshin, thjesht fituan kohë”, tha ai.

editorshqiplajme

Recent Posts

Tragjedi e madhe/ ‘Shkrumbohet’ autobusi i shkollës, dyshohet për 25 v*ktima

Të paktën 16 persona u shtruan në spital dhe 25 dyshohet se kanë vdekur sot…

14 hours ago

TETORI VJEN MË I FRESKËT!/ Shi dhe shtrëngata, Sinoptikania: Në disa zona do ketë problematika. Në fundjavë..

Muaji tetor duket se ka ardhur me rënie të temperaturave në vlerat minimale dhe maksimale…

16 hours ago

Tro*ditet vendi me mijëra shqiptarë! Vr*ten dy persona

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku dy persona janë vrarë me armë…

17 hours ago

I FUNDIT! Tërmet në kufirin Shqipëri-Greqi, lëkundjet ndjehen edhe në Sarandë, sa ishte magnituda

Mëngjesin e sotëm në orën 06:14, një tërmet me magnitudë 4 ballë të shkallës Rihter…

18 hours ago

Eni Çobani zbulon pse ndahen çiftet në Shqipëri: Meshkujt shqiptarë janë imp*tentë

Eni Çobani ka zbuluar pse ndahen çiftet në Shqipëri. Sipas saj, shkak kryesor është impotenca…

19 hours ago

Të enjten kthesa e madhe e motit, ja çfare pritet

Fillimi i kësaj jave mbetet me mot të qëndrueshëm me intervale të gjata me diell,…

2 days ago