Categories: Lajme

Rikthehet dimri dhe reshjet e borës, meteorologia tregon cfarë na pret: Deri ditën e Premte do të këtë..

Porja: Priten reshje dhe ulje të temperaturave

Fillimi i javës ka nisur me vranësira, dhe pritet që të gjenerojnë reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit gjatë mesditës dhe sidomos gjatë natës.

“Gjatë natës në të gjithë territorin, do ketë rrebeshe në formë shtrëngatash, shkarkesa elektrike. Herë pas here reshjet do jenë me intensitet mesatar pothuajse në të gjithë vendin dhe lokalisht intensive në jug të vendit. Moti do të jetë i paqëndrueshëm të paktën deri ditën e Premte.”

Muaj Mars pritet të na kthejë edhe reshjet e borës.

“Rikthehet dëbora në pranverë! Pra, kemi kaluar një Shkurt të ngrohtë, megjithatë sot e nesër parashikohet të ketë reshje dëbore në gjithë zonat lindore, më së shumti në pjesën juglindore. Në orët e para të mëngjesit nesër parashikohet që dëbora të përfshijë edhe zonat verilindore.”

Sipas parashikimeve të sinoptikanëve temperaturat do të pësojnë ulje në ditët në vijim.

“Presim të kemi rënie me 3 Gradë në mesditë, pra zbret termometri në 16 gradë Celsius. Kemi rënie në orët e para të mëngjesit. Është javë pranvere nga ana kalendarike, por tipike dimri për nga moti.”

Fundjava pritet të sjellë kthjellime dhe nuk parashikohen reshje shiu.

editorshqiplajme

Recent Posts

Tragjedi e madhe/ ‘Shkrumbohet’ autobusi i shkollës, dyshohet për 25 v*ktima

Të paktën 16 persona u shtruan në spital dhe 25 dyshohet se kanë vdekur sot…

1 hour ago

TETORI VJEN MË I FRESKËT!/ Shi dhe shtrëngata, Sinoptikania: Në disa zona do ketë problematika. Në fundjavë..

Muaji tetor duket se ka ardhur me rënie të temperaturave në vlerat minimale dhe maksimale…

3 hours ago

Tro*ditet vendi me mijëra shqiptarë! Vr*ten dy persona

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku dy persona janë vrarë me armë…

4 hours ago

I FUNDIT! Tërmet në kufirin Shqipëri-Greqi, lëkundjet ndjehen edhe në Sarandë, sa ishte magnituda

Mëngjesin e sotëm në orën 06:14, një tërmet me magnitudë 4 ballë të shkallës Rihter…

5 hours ago

Eni Çobani zbulon pse ndahen çiftet në Shqipëri: Meshkujt shqiptarë janë imp*tentë

Eni Çobani ka zbuluar pse ndahen çiftet në Shqipëri. Sipas saj, shkak kryesor është impotenca…

6 hours ago

Të enjten kthesa e madhe e motit, ja çfare pritet

Fillimi i kësaj jave mbetet me mot të qëndrueshëm me intervale të gjata me diell,…

1 day ago