Categories: Lajme

Rrebeshe të mëdha shiu, raportohen 27 të vd*kur dhe 6 të zhdukur

Të paktën 27 persona kanë vdekur në Brazilin juglindor dhe gjashtë të tjerë mbeten të zhdukur për shkak të rrebesheve të mëdha që filluan të premten, njoftuan mediat lokale.

Ndërkohë, reshjet e dendura të shiut kanë detyruar më shumë se 8,000 të largohen nga shtëpitë e tyre, raportet citojnë burime zyrtare.

Shtetet e Espirito Santo dhe Rio de Janeiro janë goditur më rëndë, duke regjistruar përkatësisht 19 dhe 8 vdekje nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut.

Shirat e dendur kanë goditur gjithashtu shtetet Minas Gerais dhe Sao Paulo, pa viktima të raportuara deri më tani.

Në shtetin e Rio de Zhaneiros, katër anëtarë të një familjeje vdiqën pasi një rrëshqitje dheu groposi shtëpinë e tyre në qytetin e Petropolis. Zjarrfikësit arritën të nxjerrin nga ndërtesa një vajzë katërvjeçare.

Në Duque de Caxias, një periferi e Rio de Janeiro, një shofer kamioni u mbyt kur automjeti i tij ra në një lumë, dhe në Arraial do Cabo, një komunë në shtetin e Rio de Janeiro, një burrë vdiq nga një goditje rrufeje . Ora news

editorshqiplajme

Recent Posts

Të enjten kthesa e madhe e motit, ja çfare pritet

Fillimi i kësaj jave mbetet me mot të qëndrueshëm me intervale të gjata me diell,…

21 hours ago

‘Isha fryt i një tradhtie’! Sekreti tr*nditës familjar: Nëna u lidh me kunatin, më braktisi në..

Largimi prej 7 muajsh nga shtëpia e ka sjellë Elisën përballë kunatës së saj, Xhemiles…

22 hours ago

Moti për 5 ditë/ Ja kur nisin rrebeshet, zonat që preken më shumë. Kujdes ditën e..

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka parashikuar motin për 5 ditë, ndërsa gjatë kësaj jave priten rrebeshe…

23 hours ago

Shqipëria lëkundet nga tërmeti, ja ku ishte epiqendra

Lëkundje të lehta tërmeti janë ndjerë pak minuta më parë në Elbasan. JOQ Albania mori…

2 days ago

E shtuna verë, e diela dimër! Keni plane për fundjavën?

Për fundjavën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike me ndryshime…

3 days ago

Shpërthim në një pikë karburanti, 10 të vd*kur, mes tyre 2 fëmijë

Numri i të vdekurve në një shpërthim në një pikë karburanti në qytetin Makhachkala ,…

3 days ago