Miku i familjes mbretërore Ekrem Spahiu, teksa ishte i ftuar në “Breaking”, ka treguar se si filloi sherri mes Princ Lekës dhe ish-vjehrrit të tij Gjergj Zaharisë.
E gjitha nisi kur princi shkoi të takonte vajzën dhe kur u ngjit në shkallë pa një dollap të hapur, gjë që e kishte porositur administratorin të mos preket.
Avokati i familjes mbretërore zbulon pasuritë që Princi i dhuroi Elias: Nuk meriton më të jetojë në oborr…
Pas konfliktit, Princ Leka dhe Elia Zaharia me urdhër mbrojtje, duhet të mbajnë distancë 5 metra larg njëri-tjetrit
Zbulohet se kush e publikoi videon e dhunës në Pallatin Mbretëror
Më pas kur takoi vajzën, kjo e fundit i tha se gjyshi i ka thënë disa fjalë të pista për të.
“Kishte filluar procesi i divorcit me mirëkuptim dhe është nënshkruar një marrëveshje për zgjidhjen e martesës dhe një kontratë për çështje pasurie. Dua të theksoj se sipas ligjit asgjë nuk i takon për ndarje pasurie sepse gjithçka, gjithë pronat e princit janë të trashëguara nga prindërit. Në kontratën që ka nënshkruar me zonjën Elia, thuhet se çdo ditë nga dy orë të takojë princeshën e vogël Geraldina dhe të shtunën e të dielën në dy orare të ndryshme. Në orën 13:15 ka shkuar të takojë vajzën sikurse përditë dhe në momentin që ka shkuar tek dhoma, në ngjitje të shkallëve ka parë një raft të hapur, ndërkohë që ia kishte lënë porosi administratorit të pallatit që mos e prekë askush.
Princi ka disa muaj që është larguar nga shtëpia pikërisht për të shmangur këto veprime që mund të dilnin dhe ai ka shkuar pothuajse përditë për ta takuar vajzën. Kur ka parë raftin e hapur ka thënë se cila është arsyeja që është hapur. Ka shkuar tek vajza e ka takuar. Vajza ka lindur datën 12 tetor në ditën që ka ndërruar jetën mbretëresha Geraldinë. Ajo sot është tre vjeç e gjysmë. Rezidenca e familjes ka edhe muze edhe sende me vlera, nuk janë të sotmet, janë relike, janë të çmuara, dhurata të ndryshme dhe ai nuk ka marrë asnjë sepse shtëpia është e tij. Ai ia ka lënë krejtësisht Elias.
Në momentin që është takuar me princeshën e vogël, vajza i ka thënë dy fjalë se gjyshi më ka thënë këtë, këtë. Janë fjalë ofenduese që unë nuk mund t’i them në studio dhe këtu ka filluar irritimi. Në këtë moment i ka thënë princi ish-vjehrrit që të dalë dhe sipas kontratës unë do e takoj vajzën vetëm. Këtu ai e ka filluar ofendimin, e ka tërhequr nga xhupi dhe i ka thënë, “jo të dal unë, por do dalësh t”i dhe menjëherë ka tentuar ta nxjerrë përjashta dhe kështu ka vazhduar deri në katin e parë”, u shpreh Ekrem Spahiu.