Shi, shtrëngata dhe breshër/ Këtë javë mos dilni pa çadër, çfarë ju pret deri të premten

Depërtimi i masave ajrore të lagështa jugperëndimore me origjinë nga Anticikloni i Azoreve do të bëjë që pjesën më të madhe të ditëve gjatë kësaj jave të mbizotërojnë kushte të paqëndrueshme atmosferike.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, gjatë javës moti do të jetë me intervale të herëpasherëshme kthjellimesh si dhe alternime vranësirash mesatare dhe të dendura, të cilat do të pasohen me reshje shiu me intenistet të ulët dhe mesatar.

Reshjet do të jenë në formën e shtrëngatave dhe stuhive me shkarkesa elektrike e breshër në pjesën më të madhe të territorit.

Nuk do të mungojnë reshjet e dëborës me intensitet të ulët e lokalisht deri mesatar në relievet malore në veri, verilindje-juglindje të vendit në lartësitë mbi 1000m, kryesisht ditën e Hënë dhe të Enjte.

Ditën e Premte moti do të jetë i kthjellët me kohëzgjatje të orëve me diell. Vlen të theksohet rritje tejet e theksuar e temperaturave ditën e Mërkurë në të dyja vlerat për shkak të depërtimit të një mase të ngrohtë me origjinë nga Afrika e Veriut si dhe erës jugore.

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim-juglindje 3-9m/s, ndërsa në bregdet dhe lugina arrin shpejtësi 11-16m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 2-4 ballë.

Problematike parashikohet të jetë dita e Mërkurë ku era përgjatë vijës bregdetare pritet të arrijë shpejtësi 16-23m/s me dallgëzim në dete të forcës 4-6ballë.

Proudly powered by WordPress | Theme : News Elementor by BlazeThemes