Tronditëse! Vëllai i kryetarit të komunës gjendet i vdekur pranë varrit të babait

Një person është gjetur pa shenja jete mbrëmjen e kësaj të diele në varrezat e fshatit Gurakoc të Istogut në Kosovë.

Burime për mediat lokale në Kosovë bëjnë të ditur se personi i cili u gjet i vdekur është Triumf Ferati, djali i vogël i ish-kryetarit të bashkise së Istogut, të ndjerit Fadil Ferati, dhe vëllai i kryetarit aktual, Ilir Ferati.

Dyshimet e para lidhen me pistën e vetëvrasjes, pasi ky shtetas është gjetur i pajetë pranë varrit ku prehet babai i tij i ndjerë, ish-kryetari i Komunës Fadil Ferati. Sakaq, autoritetet në Kosovë njoftojnë se po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.“Prokurori i Krimeve të Rënda ka dalë në vend të ngjarjes bashkë me njësitet relevante policore. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion. Janë duke u ndërmarrë veprimet e nevojshme”, ka thënë zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.

Proudly powered by WordPress | Theme : News Elementor by BlazeThemes