Ditë verë parashikohet të jetë e hëna në vendin tonë. Termometri sipas shërbimit “Meteoalb” pritet të shënojë vlera deri në 30 gradë celsius.
Masat ajrore me orgjinë nga Afrika të pranishme në Europë bëjnë të përjetojmë temperatura të pazakonta për muajin.
“Maksimume 6 gradë celsius më lart se normalja e prillit… Dita e hënë do të sjellë një tjetër rritje me të paktën 2 gradë celsius të temperaturave të ajrit duke bërë që të kemi maksimume në zona të izoluara mbi 29 gradë celsius. Këto temperatura te larta të ajrit vijnë si pasojë e masave ajrore që vijnë nga Afrika të pasura me prezencë të lartë të grimcave të rërës”.
Ajri pastrohet të martën ndërsa toka ndotet. Pasojë e reshjeve me baltë që pritet të bien.
“Mbrëmjen e të hënës presim shtim të lagështirës në territorin shqiptar çka do të bëjë që grimcat e rërës të pasurohen me lagështirë, të fitojnë peshë e të bien drejt tokës duke bërë të kemi shi balte. Do të jetë një episod mjaft i shkurtër në orët e vona të së hënës e mëngjesin e së martës”.
Me largimin grimcave të pluhurit me orgjinë nga Afrika në ajër parashikohet dhe stabilizim i temperaturave.
Problematike gjatë të hënës parashikohet të jetë era e cila në det të hapur sipas shërbimit “Meteoalb” pritet të shkojë mbi 75 km/orë. Intensitet që sipas meteorologëve pritet të bie të martën.