Të paktën 43 persona kanë humbur jetën pasi një zjarr shpërtheu në një ndërtesë shumëkatëshe në Bangladesh. Sipas mediave lokale, zjarri filloi në një restorant rreth orës 22:00 me orën lokale të enjten në kryeqytetin, Dhaka.
75 persona u shpëtuan dhe dhjetëra u dërguan në spital. Zjarri u vu nën kontroll pas dy orësh. Ministrja e Shëndetësisë e Bangladeshit, Samanta Lal Sen tha se të paktën 33 persona, përfshirë gra dhe fëmijë, ishin deklaruar të vdekur në Spitalin e Kolegjit Mjekësor të Dhakës.
Të paktën 10 të tjerë vdiqën në spitalin kryesor të djegieve të qytetit. 22 janë në gjendje kritike. Kompleksi në të cilën ndodhet ndërtesa përmban restorante, dyqane veshjesh dhe celularësh.
Zjarri mund të ketë ardhur nga një rrjedhje gazi ose sobë, tha kreu i Shërbimit të Zjarrfikësve dhe Mbrojtjes Civile të Bangladeshit, Main Uddin, sipas agjencisë së lajmeve AFP.
“Ishte një ndërtesë e rrezikshme me bombola gazi në çdo kat, madje edhe në shkallë,” u tha gazetarëve gjenerali Uddin.