Aksidenti tragjik në Këlcyrë me 8 viktima/ Shoferi me 200 km në orë, pasagjerët kanë dalë nga makina duke fluturuar

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me aksidentin tragjik që ndodhi mëngjesin e sotëm në Këlcyrë, ku mbetën të vdekur 8 persona, 7 emigrantë dhe shoferi i makinës nga Shkodra.

Makina ku udhëtonin, ishte marrë me qira dhe nuk ishte në pronësi të shoferit që humbi jetën.

Dyshohet se shoferi nga Shkodra, ende i paidentifikuar ishte pikasur nga policia në afërsi të Këlcyrës dhe është kthyer pas.

Në momentin e daljes nga rruga pranë kthesës së Kuqarit, mendohet të ketë qenë me shpejtësi rreth 200 km në orë.

Mjeti ka fluturuar në linjë ajrore rreth 200 m dhe më pas është përmbysur në një shpat të pjerrët buzë Vjosës.

Shpejtësia e mjetit ka vijuar të jetë e lartë, duke e shtyrë atë edhe gati 100 m të tjerë.

Pasagjerët të gjithë shtetas të huaj, kanë dalë nga automjeti në momente të ndryshme dhe besohet se kanë humbur jetën në vend.

Proudly powered by WordPress | Theme : News Elementor by BlazeThemes