Çfarë po ndodh? Deti tërhiqet deri në 2 km(Video)

Fenomeni i tërheqjes së detit në Divjakë është shumë i theksuar. Vitet e fundit gjithnjë e më tepër, uji po i lë hapsirë tokës.

“Deti vazhdon të tërhiqet në Divjakë duke i lënë hapësira edhe më të mëdha sipërfaqes së rërës. Kjo zonë dikur ka qenë e mbushur me ujë, ndërsa sot është krijuar një ishull i cili shfrytëzohet për të bërë plazh.”

Ishujt e krijuar si rezultat i tërheqjes së detit po shrytëzohen për plazh. Ndërsa peshkatarët thonë se nuk e shpjegojne dot këtë fenomen, por për ta ka peshk me bollëk.

Deri në 2 km përllogaritet tërheqja detare e cila po ndodh çdo vit.

“Ka ik shumë. Ikën deti tutje, rrezik se do bashkohemi me Italinë.”

“Ky është i përvitshëm. Çdo vit (ndodh). Po normale që bëhet plazh.”

“Ajo gryka atje ka qenë këtu afër. Për 5 vjet shiko ku ka vajtur tani.”

Fenomeni i zbaticës nuk është më i rrallë për Divjakën, të paktën në 5 vitet e fundit deti ështëe tërhequr qindra metra nga bregu i dikurshëm.

Proudly powered by WordPress | Theme : News Elementor by BlazeThemes