Categories: Lajme

Cikloni, shi dhe dëborë! Çfarë ndodh sot në Shqipëri?

Ditën e sotme vendi ynë parashikohet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme falë ndikimit të qarkullimit ciklonar, periferisë së presionit atmosferik të ulët i pozicionuar mbi detin Mesdhe dhe e masave ajrore të lagështa.

Moti parashikohet të jetë me alternime vranësirash mesatare e kthjellimesh në orët e para të ditës. Më pas shtim të vranësirave dhe alternime të herëpasherëshme kthjellimesh.

Duke filluar nga orët e mesditës parashikohen reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit. Nga orët e mbrëmjes reshjet kryesisht në jug pritet të jenë hera – herës me intensitet mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra.

Më pas reshjet humbasin territor e intensitet, priten të izolohen në relievet malore në jug të vendit. Në jug në lartësitë mbi 800-1000m priten reshje bore me intensitet të ulët e lokalisht mesatar.

Era do të fryjë me drejtim veri-verilindje me shpejtësi mesatare 2-8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e kryesisht në bregdetin jugor e lugina në orët e pasdites era bëhet hera-herës e vrullshme dhe fiton shpejtësi 10-15 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-3 ballë.

editorshqiplajme

Recent Posts

TETORI VJEN MË I FRESKËT!/ Shi dhe shtrëngata, Sinoptikania: Në disa zona do ketë problematika. Në fundjavë..

Muaji tetor duket se ka ardhur me rënie të temperaturave në vlerat minimale dhe maksimale…

41 mins ago

Tro*ditet vendi me mijëra shqiptarë! Vr*ten dy persona

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku dy persona janë vrarë me armë…

2 hours ago

I FUNDIT! Tërmet në kufirin Shqipëri-Greqi, lëkundjet ndjehen edhe në Sarandë, sa ishte magnituda

Mëngjesin e sotëm në orën 06:14, një tërmet me magnitudë 4 ballë të shkallës Rihter…

3 hours ago

Eni Çobani zbulon pse ndahen çiftet në Shqipëri: Meshkujt shqiptarë janë imp*tentë

Eni Çobani ka zbuluar pse ndahen çiftet në Shqipëri. Sipas saj, shkak kryesor është impotenca…

4 hours ago

Të enjten kthesa e madhe e motit, ja çfare pritet

Fillimi i kësaj jave mbetet me mot të qëndrueshëm me intervale të gjata me diell,…

1 day ago

‘Isha fryt i një tradhtie’! Sekreti tr*nditës familjar: Nëna u lidh me kunatin, më braktisi në..

Largimi prej 7 muajsh nga shtëpia e ka sjellë Elisën përballë kunatës së saj, Xhemiles…

1 day ago