Pas një fundjave me diell dhe një moti tipik për plazh, gjysma e dytë e prillit nis me luhatje të mëdha të temperaturave. E marta shënon thyerje te tablosë sinoptike.
Rikthehen vranësirat me reshje të dobëta shiu, ndërsa temperaturat ulen me 4 gradë Celsius . Mirëpo, sinoptikania e A2 CNN Tanja Porja thotë se java e fundit e prillit do t’i ngjajë ditëve të dimrit. Moti do të jetë i paqëndrueshëm.
Në zonat malore kthehen reshjet e shiut dhe dëborës ndërsa temperaturat minimale i afrohen zero gradëve. Muaji i dytë i pranverës do të veçohet për anomalitë termike dhe kalimin nga vera në dimër me një luhatje prej 15 gradësh.