Categories: Lajme

E papritur! Pas shiut rikthehet pluhuri afrikan mbi Shqipëri, po dielli?

Meteorologu Hakil Osmani ka treguar si do të jenë kushtet e motit për fundjavën dhe çfarë na pret fillimin e javës së ardhshme. Ai bëri me dije se pritet një rritje e temperaturave dhe mbizotërim i kthjellimeve në të gjithë territorin shqiptar. Fillimin e javës së ardhshme pritet një rikthim i pluhurit afrikan, duke bërë që vlerat maksimale të temperaturave të jenë të larta.

“Dita e premte mbetet në mbizotërimin e vranësirave të shpeshta, të cilat gjatë pasditeve do të jenë më të dukshme, duke krijuar herë pas here mundësi për momente me shi, që do të jenë më të dukshme në zonat veriore.

Për sa i përket fundjavës, kemi përmirësim më të dukshëm të kushteve të motit, edhe pse mëngjesi dhe paraditja e ditës së shtunë do të jetë në mbizotërimin e vranësirave të shumta dhe kthjellimeve të pakta, pritet që pjesa e dytë e ditës të sjellë përmirësim të dukshëm. Përjashtim bëjnë vetëm zonat e thella në juglindje, ku pritet të kemi momente të pakta me pika shiu, por që janë të papërfillshme.

Sa i përket ditës së diel, do të kemi dominim të kthjellimeve që më të dukshme do të jenë përgjatë vijës bregdetare, pritet të kemi edhe kalime të lehta të vranësirave në pjesën e dytë të ditës, por nuk pritet të kemi reshje.

Temperaturat pritet të kenë një rritje të ndjeshme kryesisht në orët e mesditës, duke bërë që të paktën deri ditën e diel të kemi maksimume 26-27 gradë Celsius. Dita e hënë dhe dita e martë parashikohet të jenë nën mbizotërimin e motit të qëndrueshëm, pritet të kemi interval të gjata me diell”, tha Osmani.

editorshqiplajme

Recent Posts

Tragjedi e madhe/ ‘Shkrumbohet’ autobusi i shkollës, dyshohet për 25 v*ktima

Të paktën 16 persona u shtruan në spital dhe 25 dyshohet se kanë vdekur sot…

6 hours ago

TETORI VJEN MË I FRESKËT!/ Shi dhe shtrëngata, Sinoptikania: Në disa zona do ketë problematika. Në fundjavë..

Muaji tetor duket se ka ardhur me rënie të temperaturave në vlerat minimale dhe maksimale…

7 hours ago

Tro*ditet vendi me mijëra shqiptarë! Vr*ten dy persona

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku dy persona janë vrarë me armë…

9 hours ago

I FUNDIT! Tërmet në kufirin Shqipëri-Greqi, lëkundjet ndjehen edhe në Sarandë, sa ishte magnituda

Mëngjesin e sotëm në orën 06:14, një tërmet me magnitudë 4 ballë të shkallës Rihter…

9 hours ago

Eni Çobani zbulon pse ndahen çiftet në Shqipëri: Meshkujt shqiptarë janë imp*tentë

Eni Çobani ka zbuluar pse ndahen çiftet në Shqipëri. Sipas saj, shkak kryesor është impotenca…

10 hours ago

Të enjten kthesa e madhe e motit, ja çfare pritet

Fillimi i kësaj jave mbetet me mot të qëndrueshëm me intervale të gjata me diell,…

1 day ago