Categories: Lajme

E papritur! Temperatura të larta dhe rrebeshe shiu, ja çfarë pritet të ndodhë me motin gjatë gjithë javës

Sipas MeteoAlb vendi ynë do të përfshihet nga një mot me temperatura të larta, reshje shiu dhe erë të fortë gjatë bregdetit.

Sipas sinoptikanes Lajda Porja, dita e hëna dhe martë do të jetë e shoqëruar me temperatura të larta deri në 30 gradë Celsius, ndërsa dita e enjte dhe e premte do të pësojë ulje te temperaturave, ku prezent do të jenë reshjet e shiut.

“Diell dhe temperatura të larta përgjatë ditës së sotme. Madje sot presim temperatura deri në 30 gradë Celsius ne disa qarqe, sidomos në Elbasan, por edhe në Tiranë.

Parashikohet që moti të jetë i qëndrueshëm edhe përgjatë ditës së martë, duke bërë që intervale të gjata me kthjellime të jenë në gjithë territorin. Vranësirat kalimtare do të shfaqen në zonat malore, kryesisht në juglindje të vendit.

Dita e mërkurë do të sjellë vranësira më të shpeshta, duke bërë që në orët e mbrëmjes të sjellin reshje shiu, fillimisht në zonat malore dhe më pas në të gjithë territorin, duke bërë që e enjtja të jetë e paqëndrueshme. Parashikohet që vranësirat dhe reshjet të jenë prezentë edhe përgjatë ditës së premte.

Për sa i përket temperaturave, dita e hënë dhe e martë do të ketë temperatura të larta, ndërsa e mërkura do të pësojë një rënie të lehtë. Ndërsa ditët e enjte dhe të premte, termometri do të ulet në 25-26 gradë Celsius.

Parametri i erës do të bëhet problematik ditën e enjte dhe të premte në brigjet e detit Jon.”, tha Porja.

Për sa i përket Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, pritet që dita e hënë dhe e martë të jetë me temperatura të larta deri në 27 gradë Celsius, ndërsa nga e mërkura deri të premten , do të shfaqen vranësirat dhe reshjet e shiut.

“Në Kosovë moti ka qenë i qëndrueshëm dhe me temperatura të larta, deri në 25 gradë Celsius, ndërkohë që 26-27 gradë pritet të regjistrohet në Maqedoninë e Veriut. Nga e mërkura deri të premten do të shfaqen vranësirat dhe reshja, si dhe termometri do të ulet në 19 gradë në Kosovë dhe 20-21 gradë Celsius në Maqedoninë e Veriut”, tha sinoptikania.

editorshqiplajme

Recent Posts

Tragjedi e madhe/ ‘Shkrumbohet’ autobusi i shkollës, dyshohet për 25 v*ktima

Të paktën 16 persona u shtruan në spital dhe 25 dyshohet se kanë vdekur sot…

9 hours ago

TETORI VJEN MË I FRESKËT!/ Shi dhe shtrëngata, Sinoptikania: Në disa zona do ketë problematika. Në fundjavë..

Muaji tetor duket se ka ardhur me rënie të temperaturave në vlerat minimale dhe maksimale…

11 hours ago

Tro*ditet vendi me mijëra shqiptarë! Vr*ten dy persona

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku dy persona janë vrarë me armë…

12 hours ago

I FUNDIT! Tërmet në kufirin Shqipëri-Greqi, lëkundjet ndjehen edhe në Sarandë, sa ishte magnituda

Mëngjesin e sotëm në orën 06:14, një tërmet me magnitudë 4 ballë të shkallës Rihter…

13 hours ago

Eni Çobani zbulon pse ndahen çiftet në Shqipëri: Meshkujt shqiptarë janë imp*tentë

Eni Çobani ka zbuluar pse ndahen çiftet në Shqipëri. Sipas saj, shkak kryesor është impotenca…

14 hours ago

Të enjten kthesa e madhe e motit, ja çfare pritet

Fillimi i kësaj jave mbetet me mot të qëndrueshëm me intervale të gjata me diell,…

1 day ago