E rëndë/ Dy qen pitbull kafshojnë për vd*kje foshnjën 15 muajshe

Një foshnjë 15 muajshe është kafshuar për vdekje nga dy qen të rracës pitbull në Campolongo të Salernos.

Qentë mësohet se janë në pronësi të një shoku të nënës së vogëlushit.

E ëma e foshnjës ka tentuar të shpëtojë djalin, por edhe ajo është sulmuar nga qentë dhe ka mbetur e plagosur.

Raportohet se gruaja nuk është në rrezik për jetën.

Djali 15 muajsh është sulmuar në kopshtin e shtëpisë së tij dhe në trup i janë gjetur plagë të thella të shkaktuar nga kafshimi i qenve.

Nëna, pas përpjekjes së dëshpëruar për ta shpëtuar, ka pësuar lëndime në këmbë nga kafshimet e qenve.

Sipas Corriere Salerno, qentë mund ta kenë ngatërruar fëmijën me një kukull, si një objekt me të cilin ndonjëherë i bënin të luanin, ose mund ta kenë konsideruar atë një element “të huaj” duke e sulmuar.

Proudly powered by WordPress | Theme : News Elementor by BlazeThemes