Një vajzë 18 vjeçare humbi jetën të dielën pasi u qëllua me armë zjarri në kampusin e Universitetit Shtetëror të Delaware të SHBA-ve.
Vajza, e cila nuk ishte e regjistruar si studente, u qëllua në afërsi të konviktit të studentëve dhe më pas u dërgua në spital ku vdiq, raporton Associated Press.
Në njoftimin e universitetit, thuhet se kompleksi universitar është i mbyllur,
se vizitat janë të ndaluara dhe se është shtuar prania e patrullave policore.
Sulmuesi nuk dihet, ndërsa policia ka nisur hetimet për vrasjen.