E trishtë! Ndahet nga jeta gazetari i njohur shqiptar

Është ndarë nga jeta ditën e djeshme në moshën 55-vjeçare gazetari i kronikës së zezë Zamir Dule.

Ai pritet të përcillet sot në banesën e fundit.

Gazetari Dule ka ndërruar jetë në një spital privat në Tiranë.

Dule do të prehet në vendlindje, në fshatin Miras në Korçë, ndërsa lajmi i hidhur është ndarë nga familjarët e të ndjerit.