Ky është 18-vjeçari Aurelio Dervishi që u vra me thikë mbrëmë, shkak një vajzë

18-vjeçari Aurelio Dervishi mbeti i vrarë një natë më parë në Shkozë, pas sherrit mes të rinjve.

Sipas gazetares Dorjana Bezat, “molla e sherrit” ka qenë një vajzë, e cila dikur ishte lidhur me shokun e viktimës dhe më pas kishte nisur një marrëdhënie me një djalë tjetër.

Ditën e djeshme ai ka qenë me personin që ka konflikt dhe një shokun e tij. Mësohet se dy të rinjtë kanë debatuar në rrugë me agresorët dhe ka nisur konflikti fizik.

Autorët kanë goditur me thikë në zemër Aurelio Dervishin. Ai nuk ka mundur t’i bëjë ballë plagëve të rënda dhe për pasojë ka humbur jetën gjatë transportimit për në spital.

Mësohet se të arrestuarit, të dyshuar si autorët e ngjarjes janë nga Farka. Vajza, e dyshuar si ”molla e sherrit” ishte në makinë me viktimën në momentin e ngjarjes.

Njëri prej të arrestuarve është Frensis Shehu, 20 vjeç.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e sjeshme te Rrethi i Shkozës. Autorët u larguan menjëherë pas krimit për tu arrestuar ditën e sotme.

Policia njoftoi se ka arrestuar Frensis Shehun 20 vjeç dhe tre të mitur, të moshës 16 vjeç, 16 vjeç, një 15 vjeç.

Vizion Plus mëson se vajza e cila është bërë mollë sherri, shoqërohej me viktimën dhe në momentin e sherrit ka qenë prezente në makinën ku ishte edhe 18-vjeçari Dervishi.

Policia po vijon hetimet për të zbuluar se cili nga personat e shoqëruar ka goditur me thikë 18-vjeçarin.

Proudly powered by WordPress | Theme : News Elementor by BlazeThemes