Categories: Lajme

Lekë falas, nisma e re nga qeveria që ka për qëllim uljen e parasë “cash” do të nisë nga Maji, ja qytetet fatlume

Për të nxitur sa më shumë përdorimin e rrugëve elektronike për pagesa, qeveria do t’u japë nga 10 mijë lekë në muaj 300 qytetarëve në Tiranë, Dibër e Përmet. Nisma që ka për qëllim të dekurajojë pagesat” cash” do të nisë të zbatohet nga muaji maj dhe do të zgjasë deri në fund të gushtit.

“Nisma që ka të bëjë me formalizimin e pagesave është e mirëpritur, por duhet të jetë e mirë-menduar. Ka ardhur realisht koha që edhe ne të bëjmë si vendet e tjera”, tha Bora Feri, eksperte e sistemit të pagesave.

Treqind qytetarët që do të përfshihen në këtë projekt pilot do të përzgjidhen në mënyrë rastësore nga Drejtoria e Gjendjes Civile, dhe duhet të jenë të përfshira të gjitha moshat nga 18 vjeç deri 70 vjeç.

“Ne në industri e vëmë shumë theksin te edukimi financiar. Sado të bëjmë ne, nëse njerëzit nuk arrijnë dot ta përtypin atë, është e kotë. Duhet edukim.”

Një tjetër masë për të ulur përdorimin e parave “cash”, është edhe hapja e llogarive bankare për pensionistët dhe kategoritë e tjera që marrin ndihmë nga shteti, pa asnjë kosto. Vendim ky që do të nisë të zbatohet prej datës 3 prill, dhe brenda vitit në këtë llogari, pensionistët mund të tërheqin edhe pensionin mujor në banka dhe jo më në postë.

“Përfitimet janë në drejtim të sigurisë, po ashtu edhe të uljes së informalitetit. Gjithashtu rritet konkurrenca e ndershme dhe eliminohet korrupsioni.”

Ulja e qarkullimit të parasë “cash” është një nga objektivat e qeverisë edhe në agjendën e luftës kundër ekonomisë informale

editorshqiplajme

Recent Posts

Të enjten kthesa e madhe e motit, ja çfare pritet

Fillimi i kësaj jave mbetet me mot të qëndrueshëm me intervale të gjata me diell,…

10 hours ago

‘Isha fryt i një tradhtie’! Sekreti tr*nditës familjar: Nëna u lidh me kunatin, më braktisi në..

Largimi prej 7 muajsh nga shtëpia e ka sjellë Elisën përballë kunatës së saj, Xhemiles…

11 hours ago

Moti për 5 ditë/ Ja kur nisin rrebeshet, zonat që preken më shumë. Kujdes ditën e..

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka parashikuar motin për 5 ditë, ndërsa gjatë kësaj jave priten rrebeshe…

12 hours ago

Shqipëria lëkundet nga tërmeti, ja ku ishte epiqendra

Lëkundje të lehta tërmeti janë ndjerë pak minuta më parë në Elbasan. JOQ Albania mori…

1 day ago

E shtuna verë, e diela dimër! Keni plane për fundjavën?

Për fundjavën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike me ndryshime…

2 days ago

Shpërthim në një pikë karburanti, 10 të vd*kur, mes tyre 2 fëmijë

Numri i të vdekurve në një shpërthim në një pikë karburanti në qytetin Makhachkala ,…

2 days ago