Policia e Kosovës ka bërë me dije se cilat janë gjobat për shoferët të cilën përdorin telefonat në momentin që ata janë duke lëvizur me automjetet e tyre në trafikun rrugor dhe për këmbësorët të cilët përdorin telefonin dhe mbajnë dëgjuese në veshë kur janë duke kaluar rrugën apo shiritin për biçikleta.
Përmes një postimi në rrjetin social facebook policia e Kosovës ka shkruar se shoferit të mjetit me veprim motorik gjatë kohës së drejtimit i ndalohet mbajtja e telefonit të dorës dhe pajisjeve të tjera të cilat do ta zvogëlonin mundësinë e reagimit dhe drejtimit të sigurt të mjetit. Sipas tyre, mosrespektimi i kësaj rregulle ndëshkohet me masë dhe gjobë.
“ Një pikë negative dhe gjobë prej 100 eurosh, kur vepron për herë të parë në shkelje të rregullit, dy pikë negative, muaj ndalesë në drejtim të mjetit motorik dhe 200 euro gjobë kur vepron për herë të dytë tre pikë negative, gjashtë muaj ndalesë në drejtim të mjetit motorik dhe 500 euro gjobë kur vepron për herë të tretë”, thuhet në postim.