Categories: Lajme

Meteorologia Lajda Porja zbulon surprizat e motit për ditët në vijim: Nga dita e mërkurë, temperaturat do..

E hëna ka nisur me mot të kthjellët dhe temperatura të larta, kushte atmosferike që do të na shoqërojnë gjatë gjithë javës. Meteorologia Lajda Porja thotë se kthjellimet do të jenë prezente gjatë paraditeve, ndërsa vranësirat pritet pasditeve por pa shi. Nga e mërkura deri të premten, temperaturat do arrijnë në 31 gradë.

“Shqipëria do të jetë nën ndikimin e motit të kthjellët pothuajse gjatë gjithë paraditeve nga e hëna deri të premten. Pjesa e dytë e ditës do të sjellë vranësira të lehta kalimtare dhe pse më të theksuara do të jenë përgjatë zonave malore, kryesisht në verilindje. Nuk priten reshje përgjatë kësaj jave.

Temperaturat e ajrit do të jenë të larta, sidomos në vlerat maksimale. Parashikohet që pjesa e parë e javës, nga e hëna deri të mërkurën, të jemi rreth vlerës 28-29 gradë ndërsa nga e mërkura deri të premten do të kemi temperatura në 30 apo 31 gradë celcius. Zonat me temperatura të larta do të jenë në qarkun e Elbasanit dhe Beratit. Sa i përket vlerave minimale, luhatja e tyre do të jetë jo shumë e ndjeshme, duke bërë që zonat malore të jenë 4-5 geadë dhe zona e ulët deri në 10 apo 12 gradë.”, u shpreh Porja.

Sa i përket vendeve të rajonit, meteorologia tha:

“Moti do të jetë i qëndrueshëm edhe për Kosovën, duke bërë që kthjellimet të jenë prezente pothuajse gjatë gjithë javës. Herë pas here do të ketë kalime të lehta vranësirash. Kosova do të regjistrojë temperatura mbi 25 gradë në pjesën e dytë të javës dhe MV do të ketë temperatura 27 apo 28, duke përfshirë edhe Shkupin.“

editorshqiplajme

Recent Posts

Të enjten kthesa e madhe e motit, ja çfare pritet

Fillimi i kësaj jave mbetet me mot të qëndrueshëm me intervale të gjata me diell,…

8 hours ago

‘Isha fryt i një tradhtie’! Sekreti tr*nditës familjar: Nëna u lidh me kunatin, më braktisi në..

Largimi prej 7 muajsh nga shtëpia e ka sjellë Elisën përballë kunatës së saj, Xhemiles…

9 hours ago

Moti për 5 ditë/ Ja kur nisin rrebeshet, zonat që preken më shumë. Kujdes ditën e..

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka parashikuar motin për 5 ditë, ndërsa gjatë kësaj jave priten rrebeshe…

10 hours ago

Shqipëria lëkundet nga tërmeti, ja ku ishte epiqendra

Lëkundje të lehta tërmeti janë ndjerë pak minuta më parë në Elbasan. JOQ Albania mori…

1 day ago

E shtuna verë, e diela dimër! Keni plane për fundjavën?

Për fundjavën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike me ndryshime…

2 days ago

Shpërthim në një pikë karburanti, 10 të vd*kur, mes tyre 2 fëmijë

Numri i të vdekurve në një shpërthim në një pikë karburanti në qytetin Makhachkala ,…

2 days ago