Categories: Lajme

Ministria e Jashtme dhe Ambasada në Greqi dalin me njoftimin e rëndësishëm për shqiptarët

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë dhe Ambasada jonë në Greqi edhe këtë vit do të mundësojë realizimin e projektit “Ishujt 2024” me qëllim pajisjen me dokumente biometrike të shtetasve shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në zonat përreth ishujve të Egjeut/Mesdheut.

Në kuadër të realizimit të këtij projekti, ekipi i posaçëm do të gjendet në:

– Iraklio, Kretë më 22, 23 dhe 24 Prill 2024

– Rodos, Rodos më 25, 26 dhe 27 Prill 2024

Të interesuarit, krahas detyrimit për kryerjen e aplikimit në e-Albania, duhet të dërgojnë në consulate.athens@mfa.gov.al kërkesën e tyre me subjekt “Ishujt 2024“, si dhe të dhënat e mëposhtme:

– Emër/Mbiemër i aplikantit

– Kodin e aplikimit për pasaportë ose/dhe kartë ID (03AT…)

– Adresen e vendbanimit – Ishulli

Ministria e Jashtme njofton se afati përfundimtar për aplikim është data 19 Prill 2024. Aplikimet kryhen falas nëpërmjet platformës www.e-albania.al dhe kostoja reale e pasaportës/kartës ID është 130/12 euro.

Pagesa për rinovimin e pasaportave biometrike dhe kartave ID, si dhe shërbimeve të tjera do të mund të kryhet me çdo lloj kartë bankare përmes POS terminaleve, të cilat do të instalohen në ambientet e zyrës së përcaktuar.

Në njoftimin zyrtar, bëhet me dije se detajet lidhur me vendndodhjen në Kretë dhe Rodos do t’ju komunikohen në ditët në vijim të gjithë qytetarëve të interesuar në këto zona. Megjithatë, për çdo pyetje/informacion të mëtejshëm mund të kontaktoni në këtë email: consulate.athens@mfa.gov.al

editorshqiplajme

Recent Posts

Të enjten kthesa e madhe e motit, ja çfare pritet

Fillimi i kësaj jave mbetet me mot të qëndrueshëm me intervale të gjata me diell,…

6 hours ago

‘Isha fryt i një tradhtie’! Sekreti tr*nditës familjar: Nëna u lidh me kunatin, më braktisi në..

Largimi prej 7 muajsh nga shtëpia e ka sjellë Elisën përballë kunatës së saj, Xhemiles…

7 hours ago

Moti për 5 ditë/ Ja kur nisin rrebeshet, zonat që preken më shumë. Kujdes ditën e..

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka parashikuar motin për 5 ditë, ndërsa gjatë kësaj jave priten rrebeshe…

8 hours ago

Shqipëria lëkundet nga tërmeti, ja ku ishte epiqendra

Lëkundje të lehta tërmeti janë ndjerë pak minuta më parë në Elbasan. JOQ Albania mori…

1 day ago

E shtuna verë, e diela dimër! Keni plane për fundjavën?

Për fundjavën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike me ndryshime…

2 days ago

Shpërthim në një pikë karburanti, 10 të vd*kur, mes tyre 2 fëmijë

Numri i të vdekurve në një shpërthim në një pikë karburanti në qytetin Makhachkala ,…

2 days ago