“Nusja vendosi të ikë…”/ ‘Rrëmbimi’ i të miturit nga gjyshërit, xhaxhai i 3-vjeçarit të zhdukur në Durrës zbulon si qëndron e vërteta

Në emisionin Me zemër të hapur të moderatores Evis Ahmeti në News24, foli xhaxhai i 3-vjeçarit, të zhdukur në Durrës.

Xhaxhai i vogëlushes tha se pasi bashkëshorti i vdiq në aksident te Kthesa e Kamzës, nusja iku nga shtëpia. Ai shtoi se nusja me vjehrrin e vjehrrën arritën dakordësi për takimet me nipin.

Sipas xhaxhait të vogëlushit, gjyshja e ka marrë nipin nga dashuria. Ai tha se gjyshja nuk përbën rrezik për jetën e 3-vjeçarit.

Xhaxhai: Vëllai im, që është ish-bashkëshorti i nuses ka vdekur më shumë se një vit më parë tek Kthesa e Kamzës në aksident. Mes nuses dhe vjehrrit e vjehrrës nuk ka pasur konflikte për nipin. Kanë arritur marrëveshje për takim me nipin. Pasi i vdiq bashkëshorti, nusja iku nga banesa për të parë jetën e vet. Vjehrra besoj se e ka marrë nipin që ta ketë afër, por rrezikshmëri nuk ka.

Bahrija nuk bën rrezik për nipin. Kjo nuk është rruga e duhur, vjehrra e ka marrë nipin nga dashuria. Me shtetin edhe ka probleme, por për jetën e fëmijës nuk besoj se përbën rrezik. Kemi njohje dhe në Has e Kosovë, edhe atje mund të jetë gjyshja me nipin. Me njerëzit e nuses nuk kemi folur akoma.

Proudly powered by WordPress | Theme : News Elementor by BlazeThemes