Po vjen stuhia/ Qytetet ku do të ketë rrebesh, furtunë dhe rrufe

Parashikimi nga ekspertët e Instituti i Gjeoshkencave tregon se gjatë ditës së nesërme, datë 17.04.2024 do të ketë reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar në pjesën më të madhe të territorit prej orëve të mesnatës.

Në orët e para të ditës parashikohen reshje shiu në formën e rrebeshe të shpejta dhe stuhi.

“Sasia e reshjeve pritet të jetë me intensive deri lokalisht shumë intensive në qarkun e Shkodrës. Në qarqet Kukës, Dibër, Lezhë, Durrës dhe Tiranë priten reshje intensive.

Në qarqet Elbasan dhe Vlorë priten reshje mesatare deri lokalisht intensive. Reshje shiu me intensitet të ulët deri në mesatar priten në qarqet e tjera.

Në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër dhe Lezhë mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave. Në zonat urbane, në këto qarqe mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjendjes së kanalizimeve”.

Në datën 18.04.2023, parashikohen reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri në mesatar në pjesën më të madhe të territorit, thuhet në njoftimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile.

Proudly powered by WordPress | Theme : News Elementor by BlazeThemes