Categories: Lajme

“Pse qeshni?!”/ Dëshmitari rrëfen momentin e vr*sjes së 18-vjeçarit Aureljo Dervishi: Një nga vajzat në makinë…

Pak ditë pas vrasjes me thikë të 18-vjeçarit Aureljo Dervishi, një nga shokët e tij dëshmitar i ngjarjes së rëndë të ndodhur në zonën e Shkozës në kryeqytet, rrëfen për emisionin me “Zemër të Hapur” nga Evis Ahmeti në News 24, momentin se si nisi sherri që përfundoi me tragjedi.

“Vajzat i njihnim nga distanca. Nga larg i kemi parë shumë herë kur kemi dalë për të pirë kafe, por nga afër i takuam për herë të parë. Tha a do t’i marrim i thashë në rregull. Nuk ia kam prishur muhabetin sepse kemi qenë shumë shokë. I morëm dhe dolëm deri te rruga e liqenit të Farkës. Më pas do dilnim në Shkozë dhe më pas do zbrisnim poshtë që t’i linim vajzat. Në atë moment, Aurelio tha futu në autistradë që të mos na shohë njeri këtej nga lagjja.

Te rrethi i Shkodrës, 500 metra te semafori i parë. Ishim vetëm ne. Në momentin që po prisnim semaforin, 50 metra më poshtë do ndalonim. Aty vjen makina e autorëve dhe vjen në një mënyrë pak si shtrembër. Po qeshnim për muhabetet tona dhe në atë moment na thanë pse qeshni dhe vazhdoja t’i jepja gaz makinës. Ata bënë si tip zik-zaku dhe na ndërprenë rrugën. Kanë qenë diku 5 deri në 6 veta. Kemi filluar duke u sqaruar për të shuar sherrin.

Në momentin që kemi ndaluar, ka thënë vajza që me këtë shoferin kam pas folur unë dhe keni për t’u futur në sherr. Duke mbajtur Aurelion dhe shokun tjetër, ata kanë ardhur dhe na kanë goditur. Në momentin që kemi filluar përleshjen fizike, nuk mbaj mend çfarë ka ndodhur. Aty i kanë shkuar të gjithë Marios. Ne kemi parë Aurelion në krahun tjetër të rrugës. U munduam ta ngrenim në peshë dhe nuk e ngritëm dot. Nuk ka ardhur asnjë njeri. Në atë moment dikush kishte telefonuar ambulancën. Ambulanca e mori duke qenë në jetë dhe ka ndërruar jetë për në spital”, tha midis të tjerash Reni, një nga dëshmitarët e ngjarjes.

editorshqiplajme

Recent Posts

Të enjten kthesa e madhe e motit, ja çfare pritet

Fillimi i kësaj jave mbetet me mot të qëndrueshëm me intervale të gjata me diell,…

6 hours ago

‘Isha fryt i një tradhtie’! Sekreti tr*nditës familjar: Nëna u lidh me kunatin, më braktisi në..

Largimi prej 7 muajsh nga shtëpia e ka sjellë Elisën përballë kunatës së saj, Xhemiles…

7 hours ago

Moti për 5 ditë/ Ja kur nisin rrebeshet, zonat që preken më shumë. Kujdes ditën e..

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka parashikuar motin për 5 ditë, ndërsa gjatë kësaj jave priten rrebeshe…

8 hours ago

Shqipëria lëkundet nga tërmeti, ja ku ishte epiqendra

Lëkundje të lehta tërmeti janë ndjerë pak minuta më parë në Elbasan. JOQ Albania mori…

1 day ago

E shtuna verë, e diela dimër! Keni plane për fundjavën?

Për fundjavën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike me ndryshime…

2 days ago

Shpërthim në një pikë karburanti, 10 të vd*kur, mes tyre 2 fëmijë

Numri i të vdekurve në një shpërthim në një pikë karburanti në qytetin Makhachkala ,…

2 days ago