Categories: Lajme

Rudina Xhunga rrëfen ngacmimin s**sual në autobus: Një burrë më preku nga pas! Unë u mblodha e gjitha

Gazetarja Rudina Xhunga, e ftuar në “Albana Osmani Show”, rrëfeu një histori që i ka ndodhur rreth moshës 15-vjeçare teksa udhëtonte me autobus të linjës në Tiranë.

Gjatë rrëfimit të saj, gazetarja dha një mesazh mjaft të rëndësishëm për të gjitha gratë dhe vajzat që kanë pasur dhe kanë situata të ngjashme, të cilat vënë në provë çdo grua.

“Unë nuk isha as grua, isha fëmijë. Më kujtohet gjithmonë momenti më i vështirë i atyre viteve. Kam qenë në autobus, isha 14-15 vjeçe. Në këmbë afër vendit të shoferit në autobusin e linjës në Tiranë. Një burrë më preku nga pas. Unë u mblodha e gjitha. Më vinte shumë turp, nuk dija si të reagoja.

Lajme të tjera | Parashikimi i horoskopit 27 Prill,ja cfare kane rezervuar yjet per ju
Tani që e mendoj më vjen për të qarë, si atë ditë, kur e kruspullosur, qaja nën zë. Sepse nuk dija si të reagoja, më vinte turp që ai po e bënte këtë gjë, por nuk dija kujt t’i ankohesha. Nuk kisha telefon, nuk kisha askënd afër që t’i thosha: “Ky po më prek dhe kjo është e neveritshme”.

Më binin lotët dhe nuk lëvizja

Kur ia thashë vajzës sime këtë gjë më pyeti: “Pse nuk largoheshe?!” Sepse u mpiva. Sepse familja ime nuk më kishte përgatitur për këtë gjë, nuk më kishte thënë se një plehrë në autobus mund të të prekë ty. Unë isha vetëm një fëmijë. Sa e sa vajzave 12-15-vjeçare mund t’u ketë ndodhur kjo gjë.

Unë tani flas me vajzën time. Duhet të flasim, qysh herët, t’u themi që ky është trupi yt dhe askush nuk mund të të prekë. Jo vetëm në autobus, por në dyqan, në shkollë, në shtëpi. Që është private, që është jotja, që nuk është turp për ty pse po të prekin, është për atë.

Ndaj fol, gjeje zërin tënd, ti duhet të bërtasësh: Largohu!”, Nëse ke turp, pastaj ndjen dhe faj dhe mandej bëhesh viktimë. Mjaft duke treguar me gisht viktimën. Është koha për: Edhe unë”, u shpreh gazetarja Rudina Xhunga.

editorshqiplajme

Recent Posts

Tragjedi e madhe/ ‘Shkrumbohet’ autobusi i shkollës, dyshohet për 25 v*ktima

Të paktën 16 persona u shtruan në spital dhe 25 dyshohet se kanë vdekur sot…

8 hours ago

TETORI VJEN MË I FRESKËT!/ Shi dhe shtrëngata, Sinoptikania: Në disa zona do ketë problematika. Në fundjavë..

Muaji tetor duket se ka ardhur me rënie të temperaturave në vlerat minimale dhe maksimale…

9 hours ago

Tro*ditet vendi me mijëra shqiptarë! Vr*ten dy persona

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku dy persona janë vrarë me armë…

11 hours ago

I FUNDIT! Tërmet në kufirin Shqipëri-Greqi, lëkundjet ndjehen edhe në Sarandë, sa ishte magnituda

Mëngjesin e sotëm në orën 06:14, një tërmet me magnitudë 4 ballë të shkallës Rihter…

11 hours ago

Eni Çobani zbulon pse ndahen çiftet në Shqipëri: Meshkujt shqiptarë janë imp*tentë

Eni Çobani ka zbuluar pse ndahen çiftet në Shqipëri. Sipas saj, shkak kryesor është impotenca…

12 hours ago

Të enjten kthesa e madhe e motit, ja çfare pritet

Fillimi i kësaj jave mbetet me mot të qëndrueshëm me intervale të gjata me diell,…

1 day ago