Shoferja e dehur hyn në një festë ditëlindje, vr*t dy fëmijë dhe plagos 13 të tjerë(Video)

Ditën e djeshme rreth orës 15:00, një ngjarje e rëndë është regjistruar në Michigan të SHBA-së, ku dy fëmijë, të moshës 8 dhe 5-vjeç, u vranë dhe 13 të tjerë u plagosën kur një shofere e dehur, përplasi makinën e saj në një festë ditëlindje me fëmijë, në Michigan, SHBA.

Përplasja ndodhi kur një grua 66-vjeçare, përplasi automjetin e saj në klubin e varkave Swan Creek, ku fëmijët dhe prindërit e tyre po shijonin një festë ditëlindjeje, tha Sherifi i Qarkut Monroe, Troy Goodnough.

Videoja tregon fuoristradën blu të gruas, duke kaluar me shpejtësi nëpër parkingun e klubit dhe duke u përplasur me murin e pasmë të ndërtesës.

Një vajzë 8-vjeçare dhe vëllai i saj 5-vjeçar, kanë humbur jetën në vendngjarje, tha policia.

Tre fëmijë dhe gjashtë të rritur u dërguan në spitalet e zonës me dy helikopterë ose ambulanca, disa me lëndime të rrezikshme për jetën.

Të plagosurve të tjerë, u është dhënë ndihma e parë në vendngjarje dhe disa prej tyre, janë dërguar në spital me automjete private.

Policia nuk e bëri të ditur identitetin e gruas, por tha se ajo u arrestua me dyshimin se kishte drejtuar mjetin në gjendje të dehur duke u shkaktuar vdekjen.

Ajo po bashkëpunonte me autoritetet dhe ka të ngjarë të përballet me më shumë akuza, ndërsa hetimi vazhdon.

Swan Boat Club, ka njoftuar se do të jetë i mbyllur për pjesën tjetër të fundjavës, për shkak të tragjedisë.

Proudly powered by WordPress | Theme : News Elementor by BlazeThemes