Surpriza e motit për javën, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat në ditët në vijim

Vendi ynë gjatë kësaj jave do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike me ditë dhe orë të plota me diell.

Në këtë mënyrë moti parashikohet i kthjellët për të gjitha ditët e javës përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në mesditë dhe pasdite.

Për shkak të stinës së pranverës temperaturat në vlerat e mëngjesit do të mbeten relativisht të freskëta. Ndërsa në vlerat e mesditës priten vlera mbi mesataren mujore klimaterike për vendin tonë me rreth 7-8 grad celcius më shumë, ku temperaturat do të arrijnë deri në 30 gradë Cesius.

Parashikimi i motit nga SHMU:

Për javën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike me ditë dhe orë të plota me diell. Kjo situatë vjen si pasojë e depërtimit të pazakontë për periudhën që ndodhemi të Anticiklonit Afrikan ndërsa më pas depërtimi gradual edhe i Anticiklonit të Azoreve (depërtim i zakonshëm për periudhën që ndodhemi).

Në këtë mënyrë moti parashikohet i kthjellët për të gjitha ditët e javës përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në mesditë dhe pasdite. Për shkak të stinës së pranverës temperaturat në vlerat e mëngjesit do të mbeten relativisht të freskëta. Ndërsa në vlerat e mesditës priten vlera mbi mesataren mujore klimaterike për vendin tonë me rreth 7-8 grad celcius më shumë (duke mar parasysh vlerat 29-30 grad celcius).

Era përgjatë këtyre ditëve do të fryjë kryesisht e lehtë me shpejtësi mesatare 1-5 m/s dhe drejtim kryesor veriperëndim – jugperëndim por në mesditë dhe pasdite përgjatë vijës bregdetare dhe lugina ajo fiton shpejtësi mesatare deri në 6-8 m/s.

Proudly powered by WordPress | Theme : News Elementor by BlazeThemes