Një lajm i trishtë vjen nga bota e futbollit në Itali, teksa është ndarë nga jeta në moshën 26-vjeçare, Mattia Giani.
Ky i fundit, u ndje keq gjatë ndeshjes mes Castelfiorentino dhe Lanciotto, e vlefshme për kampionatin e Toskanës.
Giani, i promovuar nga akademia e Empolit, u transportua për në spital, por gjatë ditës së hënë mbërriti lajmi i keq për ndarjen nga jeta të 26-vjeçarit.
Së fundmi, reagoi edhe klubi i Empolit që i dërgoi ngushëllime familjes së lojtarit.
Kujtojmë se ky ishte rasti i dytë i rëndë në Itali pas atij të Ndicka të Romës, ku për fat mbrojtësi u stabilizua dhe është në gjendje të mirë shëndetësore jashtë çdo rreziku për jetën.