Sipas një videoje të publikuar në rrjete sociale, Egla Ceno shfaqet duke ecur qetësisht rrugës në shoqërinë e një djali dhe një vajze, edhe pse rrjeti po “zjen” prej orësh për një rikthim të saj në “Big Brother Vip”.
Siç shihet edhe në pamje, ish-banorja është parë me kapele dhe rroba të zakonshme, të cilat po ashtu i kishte të veshura në videon ku ajo dukej në dhomën e izolimit.
Nuk dihet ende si cili do të jetë fati i Eglës, a do të kthehet apo jo në shtëpi, edhe pse aludimet kanë qenë të shumta.
Një deklaratë e ish-banores Ledjona Xheladinaj ka ngritur të tjera dyshime mbi izolimin e Eglës, e cila e ftuar në Fun Club ditën e përjashtimit të aktores, tha se e kishte takuar këtë të fundit pasi kishte dalë nga shtëpia, në ambientet e televizionit.
“Nuk më ka ardhur mirë që doli. Madje kam qenë personi i parë që e kam takuar kur ka dalë nga shtëpia. E kuptoj se sa e lumtur ndjehej që doli nga shtëpia. Nuk ishte e mërzitur, ishte e lumtur që po shihte njerëz”, tha Ledjona.