Categories: Lajme

Ulje temperaturash dhe reshje shiu, meteorologia Lajda Porja zbulon motin për ditët e ardhshme

E hëna ka nisur me kthjellime por ditët në vijim pritet një situatë e paqëndrueshme atmosferike me reshje shiu. Meteorologia Lajda Porja thotë se reshjet e shiut do të jenë prezente kryesisht në zonat jugore dhe juglindore. Parashikohet që të enjten dhe të premten, reshjet të jenë më të pakta.

Temperaturat do të pësojnë ulje. Problematike do të jetë edhe parametri i erës, ku sipas meteorologes, në brigjet e Jonit, shpejtësia do të arrijë në mbi 50 km/orë. Edhe rajoni do të mbizotërohet nga moti i paqëndrueshëm, me reshje shiu dhe me temperatura 17-18 gradë në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Do të kemi ndryshim të situatës atmosferike pas mesnatës, ku do të kemi zhvillim të vranësirave, duke bërë që e marta dhe mërkurë të jetë me rrebeshe shiu në pjesën më të madhe të Ultësirës Perëndimore. Reshjet do të jenë të fokusuara kryesisht në zonat jugore dhe juglindore.

Do t’i kemi kryesisht reshje shiu për shkak se do të kemi rritje të temperaturave në orët e para të mëngjesit, duke i bërë mëngjeset të ngrohta dhe duke na shoqëruar një mot i ngrohtë dhe i lagësht. Parashikohet që edhe e enjtja dhe e premtja të jenë me vranësira dhe reshje, por do të jenë disi më të pakta.

E marta dhe e mërkura do të sjellë rënie të temperaturave, duke bërë që të zbresin në 19 apo 20 gradë ndërsa të enjten dhe të premten do të luhaten në 20 apo 21 gradë, temperatura tipike të prillit. Parametri i erës do të jetë problematike në orët e vona të mbrëmjes, kryesisht në brigjet e detit Jon, ku shpejtësia e saj do të jetë mbi 50 km/orë.”, u shpreh meteorologia.

editorshqiplajme

Recent Posts

Tragjedi e madhe/ ‘Shkrumbohet’ autobusi i shkollës, dyshohet për 25 v*ktima

Të paktën 16 persona u shtruan në spital dhe 25 dyshohet se kanë vdekur sot…

2 hours ago

TETORI VJEN MË I FRESKËT!/ Shi dhe shtrëngata, Sinoptikania: Në disa zona do ketë problematika. Në fundjavë..

Muaji tetor duket se ka ardhur me rënie të temperaturave në vlerat minimale dhe maksimale…

3 hours ago

Tro*ditet vendi me mijëra shqiptarë! Vr*ten dy persona

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku dy persona janë vrarë me armë…

5 hours ago

I FUNDIT! Tërmet në kufirin Shqipëri-Greqi, lëkundjet ndjehen edhe në Sarandë, sa ishte magnituda

Mëngjesin e sotëm në orën 06:14, një tërmet me magnitudë 4 ballë të shkallës Rihter…

5 hours ago

Eni Çobani zbulon pse ndahen çiftet në Shqipëri: Meshkujt shqiptarë janë imp*tentë

Eni Çobani ka zbuluar pse ndahen çiftet në Shqipëri. Sipas saj, shkak kryesor është impotenca…

6 hours ago

Të enjten kthesa e madhe e motit, ja çfare pritet

Fillimi i kësaj jave mbetet me mot të qëndrueshëm me intervale të gjata me diell,…

1 day ago