Month: May 2024

  • “Jetojnë veç”/ Zbulohen detaje të bujshme nga divorci i Xhensila Myrtezajt dhe Bes Kallakut, si shkoi çifti deri në këtë pikë?! Gjykata i bën të papriturën këngëtares

    “Jetojnë veç”/ Zbulohen detaje të bujshme nga divorci i Xhensila Myrtezajt dhe Bes Kallakut, si shkoi çifti deri në këtë pikë?! Gjykata i bën të papriturën këngëtares

    Ajo që u përfol fillimisht si një krisje e marrëdhënies në çift mes aktorit Bes Kallaku dhe këngëtares Xhensila Myrtezaj, duket se tashmë nuk ka më kthim pas.

    Çifti kanë nisur procedurat e divorcit, duke pritur vendimin për t’i dhënë edhe ligjërisht fund martesës së tyre.

    Burime për Top Channel kanë bërë me dije se këngëtarja ka paraqitur në gjykatë kërkesën për divorc, por ky institucion ia ka kthyer sërish pas.

    Sipas informacioneve të Top Channel, mësohet se gjykata e ka kthyer kërkesën e këngëtares për divorc rreth fillimit të muajit maj, për çështje procedurale. Myrtezaj e vendosur për ndarjen, e ka ridërguar sërish, rreth 10 ditë më parë. Po ashtu edhe Bes Kallaku ka dorëzuar të njëjtën kërkesë nga ana e tij, ndërkohë ende nuk është caktuar një datë për seancë.

    Dyshohet se martesa e tyre prej kohësh nuk funksionon më dhe se jetojnë në shtëpi të ndara, ndërsa kujtojmë se çifti i cili ka qenë bashkë prej shumë vitesh, janë prindër të dy fëmijëve.

    I pari që foli në media për krisjen e raportit ishte Kallaku i cili u shpreh se “me nusen jemi bërë si dy të huaj”. Pak kohë më parë ai publikoi edhe një këngë që e titulloi “Mosmirënjohje”, ku mes vargjesh, të shkruara prej tij, thuhej: nga mosmirënjohja ta ktheva shpinën… A do mbash mëkatet, a do bësh viktimën?

    Ishin fansat e Kallakut që në komente vërshuan duke thënë se kjo këngë i dedikohej Xhensilës. Kjo e fundit zgjodhi që të reagonte në rrjetet sociale me vargjet e poezisë së mirënjohur “Në mundsh”.

  • “Qershori nis me…”/ Meteorologia e njohur bën parashikimin e papritur: Ja çfarë na pret në 3 muajt e verës

    “Qershori nis me…”/ Meteorologia e njohur bën parashikimin e papritur: Ja çfarë na pret në 3 muajt e verës

    Meteorologia Tanja Porja ka bërë parashikimin e motit për muajin qershor, duke qenë se me pak se nje ditë na ndan nga hyrja zyrtare në stinën e verës.

    Muajin e ardhshëm sipas saj termometri do të arrijë deri në 37 gradë Celcius, shifra këto anormale për muajin e parë të verës, por të ndikuara nga një masë ajrore që shtrihet në Mesdhe dhe vjen prej Afrikës Subsahariane.

    “Jemi vetëm dy ditë nga fillimi zyrtar i stinës së verës dhe po nis që në ditët e fundit të Majit me temperatura mbi 30 gradë Celcius. Vera starton shumë egër me temperatura. Pritet që në ditët e para të muajit të qershor të kemi temperaturë 37 gradë Celsius. Shume shpejt edhe në zonat malore termo0metri ngjitet në 30 gradë Celcius. Kemi një masë ajrore që na vjen nga Subsaharaja, shumë më poshtë në Afrikë. Është një masë ajrore mjaft e nxehtë dhe e thatë që vjen nga Mesdheu Lindor. Në fillim të qershorit normaliteti do ishte në 31 ose 32 gradë, por ne presim rreth 37 gradë celcius.”

    Por pavarësisht se nis me temperatura mbi 35 gradë Celcius, meteorolgia theksoi se vera e këtij viti do të jetë më e butë në krahasim me vitin e shkuar.

    “Në 10 vitet e fundit kemi pasur verë jo të gjatë, të nxehtë e të thatë, por përvëluese. Kjo verë nuk do të jetë e tillë megjithëse nis kaq egër. Dhe nuk do të jetë e tillë për të gjithë kontinentin evropian. Pjesa më e prekur do të jetë gadishulllli iberik dhe Europa jugperëndimore, duke përfshirë edhe Ballkanin. Greqia dhe Turqia, së bashku me Ballkanin do të kenë verën më të nxehtë. Vera e 2024 nga të gjitha sinjalet e të gjitha qendrave të parashikimit nënkupton se nuk do të jetë fare e ngjashme me një vit më parë. Do të jetë më e butë, më e moderuar.”

    Porja shpjegoi se mërkuri do të skuqet në Qershor dhe 20 ditët e para të Korrikut, me temperaturat që do të bien më pas në Gusht, duke sjellë edhe rreshje.

    “Presim që mesi i qershorit deri afër fundit të korrikut të jetë periudha me aktivitetin maksimal të temperaturave dhe nxehtësisë në Europë dhe Ballkan. Përtej korrikut do t’i rikthehemi shprehjes gusht dhe gunë. Do të jetë një gusht me një fushë termike më të lëmuar, jo me kapërcime drastike si në qershor dhe korrik. Ka sinjale për reshje. Kulmi i verës pritet të jetë qershori deri nga data 20-25 korrik. Më pas nis rënia graduale.”

  • 21-vjeçarja nga Tirana habit me atë që thotë: “Jam shtatzënë me të fejuarin, por vetëm dash*ori ka lek, si t’ja bëj”

    21-vjeçarja nga Tirana habit me atë që thotë: “Jam shtatzënë me të fejuarin, por vetëm dash*ori ka lek, si t’ja bëj”

    Zakonisht rrëfimet e qytetarëve teksa tregojnë historitë dhe përjetimet e tyre personale janë gjithnjë të veçanta.

    Jo të padëgjuara, por të veçanta për ngjyrimin e tyre emocional që u japin qytetarët.

    E megjithatë kjo e sotmja mëton të jetë gati e padëgjuar në vendin tonë, më shumë do i shkonte për shtat ndonjë skenari telenovelash.

    Një vajzë e re ka treguar se është shtatzënë por i fejuari nuk para, ndërsa dashnori ka para por nuk e di që kjo është shtatzënë.

    21-vjeçarja shkruan për JOQ.al:

    Mirëdita JOQ! Jam një vajzë 21 vjeçe dhe jam e fejuar prej dy vitesh.

    Kam një javë që kam mësuar se jam shtatzënë me të fejuarin tim, por problemin është se ky nuk ka asnjë perspektivë, asnjë punë dhe nuk di çfarë të bëj.

    Fëmijët kërkojnë kushte dhe kanë shumë shpenzime.

    Dua të tregoj që kam edhe një lidhje tjetër me një djalë i cili ka shumë para.

    Ai më thotë shpesh që të ndahem nga i fejuari që të krijojmë një jetë bashkë, por ky nuk e di që unë kam mbetur shtatzënë.

    Tani jam në dilemë të madhe se çfarë të bëj. Dua ndonjë mendim të sinqertë. Faleminderit!”

    Komentet u takojnë juve.

  • Eni Çobani e thotë troç : Përfundimisht në Shqipëri nuk ka burra, ja çfarë e tr*nditi

    Eni Çobani e thotë troç : Përfundimisht në Shqipëri nuk ka burra, ja çfarë e tr*nditi

    Një hi stori aspak e zakonte ishte ajo e sotmja në rubrikën “Shihemi në gjyq” në E diela Shqiptare në Tv Klan.

    Fatimja kishte thirrur vajzën e saj, Sonilën, pasi kjo e fundit ka 23 vite që është në një mar rëdhënie me një burrë të martuar me të cilin kanë dhe një fëmijë, por që Gëzimi nuk pranon ti japë atësinë, pasi nuk e lë bashkëshortja dhe dy vajzat.

    Juristja Eni Çobani, tregoi se ka biseduar disa herë me Gëzimin dhe ai i kishte thënë se do m errte pjesë në seancën e ndërmjetësimit.

    “Gëzimi është telefonuar disa herë nga unë dhe i është kër kuar të ma rrë pjesë në këtë seancë dhe deri në këto momente që ne flasim ai ka premtuar që do vijë. Ç udia dhe ha bia ime ishte që kjo fjalë nuk u mb ajt. Brenda vetes dy shoja që do të vinte, por megjithatë besova në fjalën që më tha në telefonatë kur e pyeta: Gëzim ju e njihni djalin, si djalin tuaj? Zonja, Eni djali është i imi. E pyeta pse nuk e pranoni përpara organit kompetent që djali është tuaj dhe të regjistrohet me atësinë tuja? Jo, tha se unë kam një pen gesë nga fa milja im, nuk e pranon këtë fë mijë në trungun tim familjar, përndryshe do nd aj bashkëshorten.

    I thashë zoti Gëzim, si mundet brenda një qyteti, brenda një fshati të mbani dy gra, të vazhdoni një bashkëjetesë normale dhe të jeni të martuar. Dhe përgjigjja e tij ishte: Zonja Eni, unë nuk e di pse ank ohen, se unë i mbaj me të gjitha të mirat, si njërën dhe tjetrën. Nuk e kuptoj se çfarë duan më shumë.

    Kjo ishte jo vetëm ha bia, por dhe kur ajoja e një burri të papërgje gjshëm i cili përgjigjet në këtë for më dhe nuk paraqitet në seancë. Dhe më të drejtë shqiptarët me drejtohen, Zonja Eni pse e ke vetëm më bu rrat dhe jo me gratë? Të paktën në këto 8 vjet të këtyre seancave të ndër mjetësimit, çfarëdolloj burri që kemi thi rrur të

    përb allet jo vetëm me këto lloj situatash, por çfarëdolloj situatash nuk i janë përgjigjur thi rrjes. Atëherë, këto nuk janë burra, se burri ka një fjalë, përderisa i kë dalë ballë një martese edhe bashkëjetese, duhet të vish dhe të përb allesh. Por, përfundimisht në këtë vend nuk ka burra. Por ka vetëm gra dhe gratë janë bërë të for ta dhe me kurajo sepse të përb allesh me një situatë të tillë dhe të thuash një situ atë të tillë si e Sonilës do një kur ajo të jashtëz akonshme”, u shpreh juristja Eni. /tvklan.al

  • Nusja mendoi se iu shkatërrua e gjithë dasma, por shikoni sa mahnitëse ajo çfarë i ndodhi(Video)

    Nusja mendoi se iu shkatërrua e gjithë dasma, por shikoni sa mahnitëse ajo çfarë i ndodhi(Video)

    Dasma eshte dita me e vecante ne nje cift te ri dhe per te patur nje dite me te bukur kerkohet te kesh bere shume pergatitje dhe ketu perfshihen te gjitha organizimet per nje nate perfekte.

    Te gjitha nuset enderrojne qe cdo gje teshkoje sa me bukur dhe madje kontrollojne vete cdo detaj.

    Por jo gjithmone del sic e kemi pergatitur dhe kesaj nuse per pak sa nuk iu prish dasma kur filloi te kercente ne skene,

    Keshtu ne momentin kur citi do bente kercimin e pare ndodhi cdo gje. DJ ka nisur te vendosi ne sfond kengen e tyre te preferuar dhe pas disa sekondash kenga u prish dhe ndaloi. Me pas DJ i thote se ka menduar ta kendoi kenget e tyre live.

    Kur fillon kenga nusja sheh te kendoje aty vete kengetarin e saj te preferuar dhe ia nis te qaren nga gezimi

    Shikojeni videon:

  • Kjo foto po bën namin, çifti flen në shtrat 5.5 metra me të gjithë fëmijët e tyre. Motivi lë pa fjalë

    Kjo foto po bën namin, çifti flen në shtrat 5.5 metra me të gjithë fëmijët e tyre. Motivi lë pa fjalë

    Një ish-lojtar i rugby-t nga Belfast dhe gruaja e tij, një mësuese e joges, ndajnë shtratin e tyre prej 5.5 metrash me 4 fëmijët e tyre. Kjo është një praktikë që mund të duket e pazakontë për shumë njerëz, megjithatë, këta prindër sigurojnë që në sajë të këtij aranzhimi të ri në dhomën e gjumit, netët janë bërë më të këndshme dhe argëtuese.

    Ryan dhe Kim Constable gjeneruan shumë komente kur ata ndanë mënyrën e tyre të trajtimit të netëve të familjes në rrjetet sociale: Një shtrat prej 5.5 metrash. Çifti ka katër fëmijë, Corey 11-vjeçar, Kai 9-vjeçar, 6-vjeçaren Maya dhe Jack-un 5-vjeçar.

    Tani të gjashtë ndajnë një shtrat gjigant, i cili është projektuar nga të dy prindërit për të gjithë anëtarët e familjes, shkruan ShkodraNews. Një dhomë e gjërë, një krevat dopio dhe një shtrat mbretëror, janë përbërësit e përsosur që u kanë lejuar atyre të ndryshojnë rrugën për në shtrat.

    Sigurisht, të gjithë do të pyesin se nga vjen kjo ide. Gjithçka u gjenerua nga djali më i madh, Corey. Një ditë ai tha se kur ishte më i vogël, shumicën e kohës flinte me prindërit e tij. Kjo gjë nxiti një valë xhelozie dhe pyetje nga tre fëmijët më të vegjël.

    Dinamika tashmë ishte themeluar, ndërsa fëmijët rriteshin, ata u zhvendosën në dhomat e tyre dhe vetëm foshnja e porsalindur ndante dhomën për të fjetur me prindërit e tyre.

    Ajo që ata nuk kishin marrë parasysh ishte fakti se edhe dy fëmijët më të mëdhenj donin të flinin me nënën dhe babanë e tyre, shkruan ShkodraNews. Dhe kështu ata vendosën të krijonin një shtrat super të madh që ata të mund të ndajnë gjatë gjithë natës, duke lexuar tregime, duke luajtur dhe duke folur për ditën e kaluar, deri në kohën për të fjetur.

    Fotografia në të cilën ju shihni paraqitjen e re të dhomës së gjumit ka krijuar shumë komente, deri në atë pikë sa disa media kanë kontaktuar me nënën, duke i kërkuar asaj nëse mund të japë më shumë detaje rreth këtij zakoni të ri familjar.

    “Disa njerëz priren të mendojnë se ju përfundoni së qeni një prind në 8 të mbrëmjes, kur fëmijët shkojnë në shtrat, ata duhet të lihen vetëm në një dhomë të errët dhe të flenë gjatë natës…”, thotë Kim.

    Ajo gjithashtu shpjegon se në shtëpinë e tyre, për shumicën e gjërave nuk ka rutinë të vërtetë, gjithçka bëhet në mënyrë të natyrshme.

    Intimiteti i një çifti?

    Një prej shqetësimeve më të mëdha të njerëzve që panë fotografinë e tyre ishte të pyesnin se si dy prindërit kishin kohë për veten e tyre.

    Gjithashtu gjatë intervistës, Kim shpjegoi se me fëmijët e tyre kanë folur gjithmonë hapur për këto tema dhe, shpesh, shkojnë për të fjetur së bashku në dhomën e miqve për momentet e intimitetit “vetëm të rriturit.” Përveç kësaj, përpiqen të krijojnë hapësirë ​​për të kaluar kohën së bashku, një ditë në javë të hanë darkë ose mëngjes vetëm.

    Çfarë mendoni për këtë familje të bukur? Lini një koment dhe mos harroni të ndani me miqtë tuaj. /Përshtati: ShkodraNews

  • Historia e bujkut të zgjuar dhe mbretit që përloti botën. Lexojeni dhe do merrni një mësim të mirë për jetën

    Historia e bujkut të zgjuar dhe mbretit që përloti botën. Lexojeni dhe do merrni një mësim të mirë për jetën

    Një mbret kishte dalë për të shëtitur dhe pa një bujk që po lëvronte tokën. Ai vërejti se bujku ishte i gëzuar dhe i lumtur. Ai pyeti bujkun dhe i tha: -O ti njeri, po të shoh, se je i gëzuar me punën tënde në këtë tokë, a është kjo toka jote?
    – Bujku iu përgjigj:

    -Jo, o zotëria im, unë këtu punoj me para. – Mbreti i tha: -Sa merr për punën që bën? -Katër para për çdo ditë. – Mbreti e pyeti përsëri: -A të mjaftojne ty këto para? -Po, më mjaftojne dhe më teprojnë. Një pare e shpenzoj për nevojat e mia, me një paguaj borxhin, një tjetër e jap hua, dhe një e harxhoj në rrugë të Zotit.

    – Mbreti i tha:

    -Kjo është një enigëm, që unë nuk e kuptoj?!… -Bujku i thotë: -Ta shpjegoj unë, o zotëria im: Paranë që e shfrytëzoj për nevojat e mia, kjo është paraja me të cilën jetoj unë dhe bashkëshortja ime, ndërsa paraja me të cilën paguaj borxhin është ajo para që e jap për babën dhe nënën time.

    Ata më kanë edukuar dhe janë kujdesur për mua sa kam qenë i vogël, ndërsa ata tashti janë të shtyrë në moshë dhe nuk munden të punojnë, ndërsa paren që e jap hua është paraja që e shpenzoj për fëmijët e mi.

    Unë i edukoj, i ushqej, i veshmbath dhe kur plakem do të ma kthejnë huanë, ndërsa paranë që e jap në rrugë të Zotit është ajo që shpenzoj për dy motrat e mia të sëmura.

    – Mbreti i tha: -Bravo të qoftë, o njeri. Mbreti i la bujkut një shumë parash dhe shkoi i çuditur nga urtësia e bujkut të thjeshtë.

  • Kr*m i rëndë në familje/ Vëllai vr*t motrën shtatzënë sepse nuk ishte më e vi*gjër

    Kr*m i rëndë në familje/ Vëllai vr*t motrën shtatzënë sepse nuk ishte më e vi*gjër

    Ngjarja e rëndë ku vëllai vret motrën shtatzënë, tronditi SHBA, ku 23-vjeçari Jack Joseph Ball, vrau motrën e tij 30-vjeç, me arsyen se nuk ishte më e pastër, kështu dyshohet të jetë shprehur ai.

    Ky lajm, ka shkaktuar indinjim në opinionin publik.

    Krimi brutal doli në dritë të martën e kaluar në Minesota të SHBA-së, kur të afërmit e 30-vjeçares, e cila ishte 18 javëshe shtatzënë, u shqetësuan pasi ajo nuk kishte dhënë shenja jete pasi kishte darkuar me vëllain e saj.

    Kur policia hyri në shtëpinë ku jetonte 30-vjeçarja me vëllain e saj 23-vjeçar, gjeti pjesë të copëtuara të trupit të një njeriu dhe shënime nga vëllai, në të cilat ai shkruante se ishte i zemëruar me motrën e tij, sepse ajo ishte shtatzënë dhe “Ajo nuk ishte më e pastër”.

    Gjithashtu, në shtëpi u gjetën njolla të mëdha gjaku në dyshemenë e kuzhinës, nën lavaman dhe në tuba, një sharrë gjaku, një sëpatë e gjakosur dhe thika të mëdha të mbuluara me gjak.

    Pas një hetimi, policia gjeti 23-vjeçarin në oborrin e një shtëpie aty pranë të mbuluar me gjak në kokë, bluzë, këmbë, duar dhe pantallona, ​​ndërsa konstatoi se ai ishte vetëplagosur në qafë.

    “Burri im dëgjoi një britmë gruaje. Pas një minute u dëgjua një tjetër zë dhe një makinë po përshpejtonte”, tha një fqinj.

  • Leku ‘mbret’/ Ja çpo ndodh me Euron dhe monedhat e tjera

    Leku ‘mbret’/ Ja çpo ndodh me Euron dhe monedhat e tjera

    Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot një dollar do blihet me 92.7 lekë dhe do shitet me 93.6 lekë.

    Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 100.5 lekë dhe do shitet me 101.4 lekë.

    Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 102.2 lekë dhe do shitet me 103.1 lekë.

    Ndërsa paundi britanik do blihet me 117.9 lekë dhe do shitet me 119 lekë.

  • Krim i tm*rrshëm/ Vëllai vr*t motrën shtatzënë dhe e cop*ton me sharrë! Arsyeja sepse nuk ishte më e vi*gjër

    Krim i tm*rrshëm/ Vëllai vr*t motrën shtatzënë dhe e cop*ton me sharrë! Arsyeja sepse nuk ishte më e vi*gjër

    Lajmi nga SHBA për vrasjen e 30-vjeçares shtatzënë Bethany Israel nga vëllai i saj 23-vjeçar Jack Joseph Ball po shkakton tronditje pasi dyshohet se ai i ka thënë se e motra nuk ishte më e pastër.

    Krimi brutal doli në dritë të martën e kaluar në Minesota të SHBA-së, kur të afërmit e 30-vjeçares, e cila ishte 18 javëshe shtatzënë, u shqetësuan pasi ajo nuk kishte dhënë shenja jete pasi kishte darkuar me vëllain e saj.

    Kur policia hyri në shtëpinë ku jetonte 30-vjeçarja me vëllain e saj 23-vjeçar, gjeti pjesë të copëtuara të trupit të një njeriu dhe shënime nga vëllai në të cilat ai shkruante se ishte i zemëruar me motrën e tij sepse ajo ishte shtatzënë dhe “Ajo nuk ishte më e pastër”. Gjithashtu në shtëpi u gjetën njolla të mëdha gjaku në dyshemenë e kuzhinës, nën lavaman dhe në tuba, një sharrë gjaku, një sëpatë e gjakosur dhe thika të mëdha të mbuluara me gjak.

    Pas një hetimi, policia gjeti 23-vjeçarin në oborrin e një shtëpie aty pranë të mbuluar me gjak në kokë, bluzë, këmbë, duar dhe pantallona, ​​ndërsa konstatoi se ai ishte vetëplagosur në qafë.

    “Burri im dëgjoi një britmë gruaje. Pas një minute u dëgjua një tjetër zë dhe një makinë po përshpejtonte”, tha një fqinj.

    Top Channel