Zakonisht rrëfimet e qytetarëve teksa tregojnë historitë dhe përjetimet e tyre personale janë gjithnjë të veçanta.
Jo të padëgjuara, por të veçanta për ngjyrimin e tyre emocional që u japin qytetarët.
E megjithatë kjo e sotmja mëton të jetë gati e padëgjuar në vendin tonë, më shumë do i shkonte për shtat ndonjë skenari telenovelash.
Një vajzë e re ka treguar se është shtatzënë por i fejuari nuk para, ndërsa dashnori ka para por nuk e di që kjo është shtatzënë.
21-vjeçarja shkruan për JOQ.al:
Mirëdita JOQ! Jam një vajzë 21 vjeçe dhe jam e fejuar prej dy vitesh.
Kam një javë që kam mësuar se jam shtatzënë me të fejuarin tim, por problemin është se ky nuk ka asnjë perspektivë, asnjë punë dhe nuk di çfarë të bëj.
Fëmijët kërkojnë kushte dhe kanë shumë shpenzime.
Dua të tregoj që kam edhe një lidhje tjetër me një djalë i cili ka shumë para.
Ai më thotë shpesh që të ndahem nga i fejuari që të krijojmë një jetë bashkë, por ky nuk e di që unë kam mbetur shtatzënë.
Tani jam në dilemë të madhe se çfarë të bëj. Dua ndonjë mendim të sinqertë. Faleminderit!”
Komentet u takojnë juve.