Një aksident i rëndë ka ndodhur në Tropojë, me pasojë vdekjen e një 20-vjeçari.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Bajram Curri-Valbonë, ku drejtuesi i mjetit, 20- vjeç, ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me bordurën anësore të rrugës.
Mësohet se drejtuesi i automjetit është dërguar në spitalin e Traumës, në gjendje të rëndë shëndetësore, por fatkeqësisht nuk ka mundur të mbijetojë.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit, ndërsa dyshohet se shkak mund të jetë bërë shpejtësia e lartë.