Një 50-vjeçar i cili udhëtonte me biçikletë ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në Durrës. Ngjarja u regjistrua pasditen e kësaj të premteje në lagjen 14/1, ku një shofer makinë përplasi fillimisht një person me motor dhe më pas një tjetër me biçikletë, për pasojë ky i fundit ka ndërruar jetë.
Ndërkohë policia bën të ditur se drejtuesi i automjetit shtetasi L. Z, është larguar nga vendi i ngjarjes dhe vijon puna për kapjen e tij.
“Rreth orës 17:30, në lagjen 14/1 Durrës, një automjet me drejtues shtetasin L. Z, është përfshirë në një aksident me një motomjet me drejtues shtetasin Sh. S, dhe një biçiklist shtetasin F. Gj. Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën shtetasi F.Gj, rreth 50 vjeç. Drejtuesi i automjetit shtetasi L. Z, është larguar nga vendi i ngjarjes dhe vijon puna për kapjen e tij.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit”, thote policia.