Categories: Lajme

Biznesmeni Erolld Belegu komenton diferencën në moshë me Diola Dostin: 20 vite nuk janë shumë, ne e dimë çfarë duam

Nutricionistja e njohur Diola Dosti, pas ndarjes nga bashkëshorti ka rigjetur dashurinë e saj. Siҫ duket, lidhja me biznesmeni nga Kosova Erolld Belegu, po shkon mjaft mirë.

Diola ka qenë gjithmonë e komentuar përsa i përket jetës së saj private, prandaj dhe kjo lidhje solli diskutime të shumta.

Një aspekt për të cilën kjo lidhje është komentuar shumë në këto kohë, është diferenca në moshë.

Pikërisht për këtë ka folur partneri i Diolës për mediat në Kosovë, ku është shprehur se nuk është një diferencë e madhe dhe nuk ka aspak interesa në lidhjen e tyre, siç komentohet rëndomtë.

“Unë mendoj që nuk kemi diferencë të madhe në moshë. Unë mendoj që me Diolën jemi tamam. Diola ka një përvojë jetësore pas vetes, ka një karrierë, po njësoj edhe unë. E dimë çfarë duam. Nëse karakteri ynë gjykohet vetëm nga sa vjeç është ajo dhe sa vjeç jam unë, le të vazhdojnë njerëzit. Nuk e di ç’do kishte ndodhur po të kishte qenë ajo 47-vjeçe, prapë do kishte qenë njësoj.

Te Diola është një e mirë që Diola është një person i cili e mban famijen e vet vetë, pa mua, mua s’më ka pasur deri para tre muajsh edhe është njeri që ka të ardhurat e veta, pronat e veta, nuk ka pasur nevojë për mua që të vij unë për ndonjë arsye tjetër”,- ka thënë bizmesmeni.

Gjithashtu, biznesmeni Erolld Belegu, zbuloi se ata janë prezantuar me familjet e njëri-tjetrit dhe se kanë bërë një marrëveshje që do kalojnë bukur në lidhjen e tyre, për sa kohë të zgjasë, nëse është një muaj apo përjetësi.

editorshqiplajme

Recent Posts

TETORI VJEN MË I FRESKËT!/ Shi dhe shtrëngata, Sinoptikania: Në disa zona do ketë problematika. Në fundjavë..

Muaji tetor duket se ka ardhur me rënie të temperaturave në vlerat minimale dhe maksimale…

53 mins ago

Tro*ditet vendi me mijëra shqiptarë! Vr*ten dy persona

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku dy persona janë vrarë me armë…

2 hours ago

I FUNDIT! Tërmet në kufirin Shqipëri-Greqi, lëkundjet ndjehen edhe në Sarandë, sa ishte magnituda

Mëngjesin e sotëm në orën 06:14, një tërmet me magnitudë 4 ballë të shkallës Rihter…

3 hours ago

Eni Çobani zbulon pse ndahen çiftet në Shqipëri: Meshkujt shqiptarë janë imp*tentë

Eni Çobani ka zbuluar pse ndahen çiftet në Shqipëri. Sipas saj, shkak kryesor është impotenca…

4 hours ago

Të enjten kthesa e madhe e motit, ja çfare pritet

Fillimi i kësaj jave mbetet me mot të qëndrueshëm me intervale të gjata me diell,…

1 day ago

‘Isha fryt i një tradhtie’! Sekreti tr*nditës familjar: Nëna u lidh me kunatin, më braktisi në..

Largimi prej 7 muajsh nga shtëpia e ka sjellë Elisën përballë kunatës së saj, Xhemiles…

1 day ago