Një grua është në luftë me vdekjen pasi pak orë më parë u sulmua brutalisht nga i shoqi i cili e goditi disa herë me thikë duke e plagosur rëndë.
Ngjarja ndodhi sot pa gdhirë, rreth orës 02:15, në rrugën “Xhanfize Keko”, raporton noa.al.
Burri, J. Sh., 52 vjeç, dyshohet se ka goditur me mjet prerës në trup dhe në qafë, bashkëshorten e tij, shtetasen E. Sh., 46 vjeçe.
46-vjeçarja ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Ndërsa autori i dyshuar u arrestua në flagrancë për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, mbetur në tentativë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.