Gazetarja: Policja e vetëv**rë e ardhur nga rrethet, kishte vështirësi në Tiranë!

Gazetarja Malvina Tare ishte këtë të hënë e ftuar në “Good Morning Albanians” ku foli për rastin e Aldorjana Loshit, polices 22-vjeçare e cila të premten kreu vetëvrasje me armën e shërbimit.

Një nga pistat kryesore të shkaktimit të vetëvrasjes, është marrëdhënia dhe konfliktet që ajo ka pasur me të dashurin e saj 7 vite më të madh, por sipas gazetares kjo mund të ketë qenë vetëm “goditja e fundit”, ajo tha se trauma të mëparshme dhe vështirësi të ndryshme që e reja ka hasur, mund ta kenë bërë të shkojë drejt aktit ekstrem.

“Vajza ishte e ardhur nga rrethet, ishte e vendosur në Tiranë dhe shpesh kjo gjë nuk është e lehtë. Vajza mbase e ka pasur mbështetje edhe financiare për vajzën. Ndonjëherë vihesh para disa pozitave që ti mendon fundin. Por të mos harrojmë se kjo vjen edhe nga trauma të tjera të mbivendosura, mendoj se kjo ka qenë e fundit”,-tha gazetarja.

Policia arrestoi të dashurin 28-vjeçar të efektives së vetëvrarë pasditen e së premtes, me akuzën se ka penguar në zbulimin e së vërtetës që e shtyu të renë drejt vendimit tragjik. I dashuri 7 vite më i madh Endri Nika ka hyrë në banesë pasi Aldorjana Loshi nuk i përgjigjej thirrjeve të tij, dhe pasi e pa të pajetë, ka fshirë nga celulari i saj të gjitha mesazhet e shkëmbyera me njëri-tjetrin. Te njëjtën gjë beri edhe nga telefoni i tij.

Por u zbulua se ajo i kishte shkruar, “derën e ke të hapur kur te vish, Zoti të ruajt”.

Proudly powered by WordPress | Theme : News Elementor by BlazeThemes