Punonjësja e policisë, Aldorjana Loshi që u vetevrare me armën e shërbimit pasditen e djeshme në Tiranë, do të përcillet neser në banesën e fundit në vendlindjen e saj. Mësohet se një pjesë e ceremonisë mortore do të bëhet në katedralen e Rreshenit, paraditen e së dielës e më pas kortezhi mortor do të udhëtojë drejt fshatit Konaj, aty ku do të prehet e ndjera.
Lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur ditën e djeshme ku një punonjëse policie 21-vjeç, u vetëvra, mësohet se autoritetet kanë vënë në pranga të dashurin e saj, 28-vjeçarin me inicialet E. N. Sipas njoftimittë policisë, 28-vjeçari dyshohet se ditën e djeshme ka shkuar në banesën e Aldorjana Loshit dhe pasi ka njoftuar policinë për ngjarjen e ndodhur, ka fshirë mesazhet në telefonin e saj.
Nga ana tjetër mësohet se i riu ka deklaruar se në gjendje të rënduar psikologjike, ka marrë telefonin e viktimës dhe ka fshirë mesazhet që kishin shkëmbyer së bashku, për të mos u zbuluar lidhja e tyre dhe më pas ishte larguar nga banesa.