Categories: Jetë dhe StilLajme

Këto janë 10 ushqimet më të mira sipas dietologes së njohur Blerina Bombaj

Limonat – Ja pse bejne mire: Vetem nje limon permban 100 % te nevojave ditore ne vitamine C. Vitamina C rrit kolesterolin e mire dhe na forcon kockat.

Flavonoidet e agrumeve ndihmojne ne ndaljen e rritjes se qelizave kanceroze dhe veprojne si anti-inflamator.

Keshille: Shtoni nje fete limon ne cajin jeshil. Ne nje studim u pa se limoni rriste aftesine e trupit per te perthithur antioksidantet e cajit me 80%.

Brokoli – Ja pse ben mire: Brokoli permban sasi te medha vitamine K dhe C te cilat jane esenciale ne formimin e kockave. Mjafton nje tas i vogel me brokoli per te marre perberes mbrojtes kunder kancerit.

Keshille: Zierja ne avull i ruan me mire perberesit ushqyes se sa zierja ne uje.

Cokollata e zeze (e pa-pasterizuar)- Ja pse ben mire: Nje kuadrat i vogel cokollate e zeze mund te uli tensionin ne njerez qe vuajne nga hipertensioni. Pluhuri i kakaos eshte i pasur ne flavonoide, antioksidante qe ulin kolesterolin e keq dhe rrisin kolesterolin e mire.

Keshille: Nje cokollate e zeze permban 53miligram flavonoide; nje cokollate me qumesht ka me pak se 14.

Patatet e embla – Ja pse bejne mire: Nje patate e kuqe permban 66 mikrogram acid folik -nje ndertues i qelizave. Nje patate e embel ka 8 here sasine e nevojshme te vitamines A, nje vitamine e rendesishme per imunitetin nder te tjera.

Keshille: Lereni pataten te ftohet perpara se ta konsumoni. Ne kete menyre mund te digjni 25% me shume yndyre pas vaktit.

Peshku i kalter, i eger – Ja pse ben mire: Nje burim i shkelqyer i acideve lyrore omega -3 te cilat na ndihmojne te luftojme depresionin, kancerin dhe semundje te zemres. 90gr permban 50% te nevojave ditore ne Niasin e cila ndihmon mbrojtjen kunder semundjes Alzheimer.

Keshille: Nese ju duket i shtrenjte preferoni sardelet, jane gjithashtu te cmuara.

Arrat – Ja pse bejne mire: Permban sasine me te larte te acideve lyrore omega -3 nga te gjithe frutat e thate. Ndihmojne ne uljen e kolesterolit dhe luftojne pagjumesine.

Keshille: 4-5 arra ne dite mjaftojne.

Vaji i ullirit ekstra i virgjer – Ja pse ben mire: I pasur ne antioksidante dhe flavonoide, substanca miksroskopike te cilat luajne nje rol madhor ne mbrojtjen kunder kancerit. Rrit kolesterolin e mire dhe ndihmon djegien e dhjamit sidomos ne zonen e barkut.

Keshille: Perdoreni gjithmone ne sallate ose me buke te zeze. Nese deshironi nje ushqim te skuqur preferoni vajin e ullirit pasi eshte mjaft rezistent ndaj oksidimit.

Hudhra – Ja pse ben mire: Hudhra eshte nje luftetar i forte i semundjeve duke penguar rritjen e baktereve perfshire edhe E.colin. Allicin, nje perberes i gjetur te hudhrt, vepron sin je agjent anti-inflamator i fuqishem dhe ndihmon ne uljen e kolesterolit dhe tensionit.

Keshille: Hudhra e shtypur leshon sasine me te madhe te allicine-es. Mos e gatuani shume sepse humb shume nga vlerat e saj.

Spinaqi – Ja pse ben mire: Spinaqi permban lutein dhe zeaxanthin, antioksidant te rendesishem per shikimin dhe imunitetin. Sipas studimeve te fundit eshte gjetur se nder fruta- zarzavatet me te shendetshme spinaqi renditet nga te paret.

Keshille: Spinaqi perdoret me se miri ne lengje zarzavatesh psh: 1 kupe spinaq, nje karrote, 1 banane dhe 1 kupe leng molle bejne nje pije per tu provuar.

Fasulet – Ja pse bejne mire: Duke ngrene 4 here ne jave nga nje 1 kupe fasule ulet rreziku i semundjeve te zemres me 22%. I njejti zakon mund te uli rrezikun e kancerit te gjirit.

Keshille: Sa me e erret ngjyra e fasuleve aq me shume antioksidante permban. Levoret e fasuleve te kuqe dhe te zeza permbajne 40 here me shume antioksidante se levoret e fasuleve te bardha

Blerina Bombaj

editorshqiplajme

Recent Posts

Të enjten kthesa e madhe e motit, ja çfare pritet

Fillimi i kësaj jave mbetet me mot të qëndrueshëm me intervale të gjata me diell,…

16 hours ago

‘Isha fryt i një tradhtie’! Sekreti tr*nditës familjar: Nëna u lidh me kunatin, më braktisi në..

Largimi prej 7 muajsh nga shtëpia e ka sjellë Elisën përballë kunatës së saj, Xhemiles…

17 hours ago

Moti për 5 ditë/ Ja kur nisin rrebeshet, zonat që preken më shumë. Kujdes ditën e..

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka parashikuar motin për 5 ditë, ndërsa gjatë kësaj jave priten rrebeshe…

18 hours ago

Shqipëria lëkundet nga tërmeti, ja ku ishte epiqendra

Lëkundje të lehta tërmeti janë ndjerë pak minuta më parë në Elbasan. JOQ Albania mori…

2 days ago

E shtuna verë, e diela dimër! Keni plane për fundjavën?

Për fundjavën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike me ndryshime…

3 days ago

Shpërthim në një pikë karburanti, 10 të vd*kur, mes tyre 2 fëmijë

Numri i të vdekurve në një shpërthim në një pikë karburanti në qytetin Makhachkala ,…

3 days ago